14:48 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”S’jemi parti-shtet por parti në pushtet”, kush ua dha shqiptarëve këtë leksion për Partinë Socialiste

11:27 | 07/10/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”S’jemi parti-shtet por parti në pushtet”, kush ua dha shqiptarëve këtë leksion për Partinë Socialiste

”S’jemi parti-shtet por parti në pushtet”, ka qenë pikërisht mohimi i asaj që kanë nisur të kuptojnë socialistët se po percepton publiku kohët e fundit.

Partia Socialiste uzurpon Kuvendin duke folur në institucionin më të lartë ligjvënës si të flisnin në sallat e PS-së dhe më pas programi i qeverisë, që u përket të gjithëve jo veç socialistëve prezantohet  brenda një asambleje të militantizuar.

I ka dhënë një frymë censure Kuvendit Gramoz Ruçi, siç e komentojnë deputetët jashtë maxhorancës, kryesisht demokratët.

Së fundmi ka përjashtuar nga Kuvendi kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ndërsa pas kësaj deputetët bllokuan sallën. Pak ditë më parë i preu fjalën edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Si të mos mjaftonte performanca e kritikuar e Ruçit, do të duhej që edhe TVSH-ja të përfshihej në këtë frymë censure, me ndërprerjen e sinjalit për televizionet informative dhe pak më tej hedhja e idesë së Ramës që kuvendi të ketë televizionin e tij, i cili nuk dihet se sa me integritet do publikojë debatet brenda sallës ku vulosen ligjet.

Çdokush që e ndjek politikën e ndjen lehtësisht diferencën mes debatit që gjallonte vetëm pak kohë më parë, kur Kuvendi drejtohej nga Meta dhe tashmë tendencën e uniformizimit, siç po shohim tani në asamblenë e PS-së. Flasin të gjithë sipas planit, askush nuk kundërshton, debati ”shihet në ëndrra”.

Përveç performancës së kritikuar të Ruçit për mungesën e spikatur të tolerancës, padiskutim ka ndikuar edhe mungesa e deputetëve Ben Blushi dhe Jozefina Topalli në parlament.

Por në vazhdën e performancës së tij,  kryetari Ruçi nuk ka se si mos të thotë që PS-ja dhe ai si ish-komunist është në partinë në pushtet.

”S’jemi parti-shtet por parti në pushtet”, ky është leksioni që u dha socialistëve Gramoz Ruçi që i thërriste një e nga një ”Shoku”…”Shoku Xhafaj, Shoku Fino, Shoku Majko…”

 Pak minuta më pas, në të njëjtën gjatësi vale, kryetari i Ruçit ka mohuar lidhjen me kohën e ish-diktatorit Edi Rama.

”Kthimin e Enverit e shpresojnë ata që janë gati për luftë, nuk e bëjmë dot! Do shkrijmë drejtoritë e Enverit!

(V.G/SHUPLAKA)

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi që nuk heq dorë nga mënyra si e thërrisnin njëri-tjetrin eksponentët e Partisë së Punës: ”Shoku, shoqja”
Etiketa: asamblejaedi ramagramoz rucipsruci
Pas

Mbërtheni xhupat, bora jo vetëm ka nisur po ka shkaktuar problemet e para në akset rrugore

Para

Fjalimi kritik i Saimir Tahirit në Asamble: Shtegu i mikut më i fortë se shtegu i meritës, karrigia të largon nga njerëzit

Para
Fjalimi kritik i Saimir Tahirit në Asamble: Shtegu i mikut më i fortë se shtegu i meritës, karrigia të largon nga njerëzit

Fjalimi kritik i Saimir Tahirit në Asamble: Shtegu i mikut më i fortë se shtegu i meritës, karrigia të largon nga njerëzit

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

Ndezi zjarr në tokën e tij por u dogjën edhe 225 rrënjë ulliri, arrestohet 64 vjeçari në Fier

Rusia kryen sulme masive ndaj dy rajoneve kyçe në Ukrainë

EMRI/ Tentoi të kalonte 3 emigrantë të huaj drejt Greqisë, arrestohet në Korçë marokeni 24-vjeçar

Furnizonin me kokainë shpërndarësit në Tufinë, Kinostudio e Fresk, 2 të arrestuar në Tiranë (Emrat)

Putini premtoi se 18-vjeçarët nuk do të luftonin në Ukrainë, por të paktën 245 prej tyre kanë humbur jetën

Dështon rrjeti i prostitucionit në Elbasan, arrestohen tutorë e punonjëse seksi! Procedohen pronarët e dy apartamenteve dhe sanitarja

Operacioni ‘Plazhi i lirë’/ Hiqen 85 çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, vihet nën hetim 59-vjeçari

Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë

Zjarret kanë përfshirë vendin, 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale në terren! Cilat janë zonat me rrezik më të lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.