Gjyqtari Besim Trezhnjeva kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Durrës, ka thënë para mediave se pasuria e tij është e ligjshme.
Në seancën e sotme dëgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është shprehur se Trezhnjeva nuk justifikon dot pasurinë e tij.
Ai gjithashtu akuzohet se ka kryer deklarim të rremë të pasurisë.
Por Trezhnjeva ka mohuar akuzat.
Në përfundim të seancës, ai ka folur para mediave dhe ka thënë se pasuria e tij është e ligjshme dhe të ardhurat kryesore vijnë nga bashkëshortja.
“Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva.
Seanca e radhës ndaj gjyqtarit të Apelit Durrës është parashikuar më 13 prill.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post