16:47 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“S’ka deputet që më zëvendëson”, deklarata e Vasilit: Ja kur do të ulemi me mazhorancën për dialog

17:16 | 07/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’ka deputet që më zëvendëson”, deklarata e Vasilit: Ja kur do të ulemi me mazhorancën për dialog

Nën-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, u shpreh gjatë një interviste në Televizionin Fax News se duhet të ketë një sensibilitet publik ndaj mjekëve.

Vasili tha se dhuna që ka ndodhur gjatë ditë së sotme nga një i afërm i një pacienti në spitalin e Lezhës, ndaj mjekut Zef Doda, është një akt tragjik.

“Duhet të ketë një sensibilitet publik me mjekët, ndëshkojmë dhunën ndaj bluzave të  bardha. Është një tragjedi. Aty hyn demagogjia, hipokrizia, përballen me vështirësi të mëdha. Është shumë e dhimbshme, mjekët janë të paprekshëm. Ky lloj gjesti ndaj mjekëve është një akt i përsëritur dhe që duhet të marrë fund”, deklaroi numri 2 i LSI-së.

Në kuadrin e festës së mësuesit Vasili tha se me arsimin në vend bëhet një demagogji e paparë. Sipas tij, fëmijët bëjnë mësim edhe pasditesh me nga 28-30 nëpër klasa.

Zyrtari i lartë i LSI-së foli edhe për djegien e mandateve e konkretisht për zëvendësimin e vendeve vakante në Kuvend për shkak të këtij vendimi të opozitës, duke thënë se mandatin e tij nuk mund ta zëvendësonte askush. “S’ka deputet që më zëvendëson”, tha Vasili.

Ai foli edhe për Reformën në Drejtësi, si dhe për fazën e re në të cilën po futet Kuvendi i Shqipërisë me pranimin e mandateve nga ana e kandidatëve të zgjedhjeve të 2017.

“Qeveria ka thënë të pavërteta të mëdha, mbi 60% e anëtarëve që bëjnë vettingun janë persona të papranueshëm dhe këtë e kanë deklaruar edhe ndërkombëtarët. Opozitës i ka mbetur e vetmja rrugë, që të kthejë shtetin në vend. Parlamenti është shndërruar në një kooperativë të Partisë Socialiste”.

Duke foluar për mundësinë e hyrjes në një fazë dialogu midis opozitë dhe mazhorancës, dicka të cilën e kërkoi së fundmi edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, Vasili tha: “Ne jemi pro dialogut si të barabartë dhe jo dialogut si përfaqësues apo si të zgjedhur nga krimi i organizuar.Kur të jemi në pozicione të barabarta atëherë do të pranojmë të dialogojmë. Kryeministri i vendit është prodhuar nga vota e kriminelëve. Nuk është Partia Socialiste partie kriminelëve, por është Edi Rama ai që futi shumë kriminelë në këtë parti. Unë mendoj se Luigi Soreca stimulon Partinë Socialiste dhe jo eksponentët e krimit brenda kësaj partie, ndaj edhe deklaratat e tij janë të mirëkuptueshme nga ne. Me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë dialog”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: mandatetpetrit vasili
Pas

Çifti më i ri i showbizit shqiptar, Dojna Mema lidhet me këngëtarin e njohur

Para

Pamje të rënda/ Aksidenti tragjik në Gjilan, ja si kamioni mori gjithçka përpara (VIDEO)

Para
Pamje të rënda/ Aksidenti tragjik në Gjilan, ja si kamioni mori gjithçka përpara (VIDEO)

Pamje të rënda/ Aksidenti tragjik në Gjilan, ja si kamioni mori gjithçka përpara (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.