Studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 10, ndërsa kërkojnë nga qeveria uljen e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve, etj..
Pas kësaj, qeveria ka reagua duke urdhëruar fillimin e punimeve në godinat e “Qytetit Studenti”, për restaurimin e fasadave, por kjo ka nxjerë në pah një tjetër problem, atë të strehimit të studentëve.
Një student ka denoncuar këtë fakt, ndërsa shprehet se ndonëse kanë dhënë urdhër për t’u strehuar në godina të tjera, kur janë interesuar nuk kanë gjetur asnjë dhomë të lirë. Më tej ai ngre problemin, se përse kjo situatë nuk është zgjidhur në verë, por duhet që të punojnë gjatë dimrit, kur konviktet janë plot me studentë.
“Jam student i vitit te pare Inxhinieri Informatike. Deri sot dmth deri te henen banoj te Godina 6 qytet Studenti. Dje dhe sot ne muret e godines jane ngritur skela per rikonstruktin nderkohe sot,perpara 2 oresh drejtoeua ka dhene uedher per te levizur nga godina deri te henen sepse do te rikonstruktohet. Ata propozojne te na cojne ne godina te tjera. Ne momentin qe shkova pyeta per dhoma te lira ata u pergjigjen se nuk kishin. Gje qe do te thote se une dhe shoku im i dhomes qe kemi ardhur qe ne dateb 1 tetor per regjiistrim,te ndahemi dhe te jetojme me njerez te tjere ne godina te tjera ku te na caktojne. Pse nuk mund te behej ky rikonstruktin gjate muajve te veres ?”, – shkruan studenti.
(B.B/ Faxweb.al)