02:04 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’ka homazhe për Bujar Lakon, amaneti i vetë aktorit

08:34 | 27/12/2016
në Aktualitet, Kulturë, Te Gjitha
0
Për vdekjen e Bujar Lakos shprehin ngushëllimet figurat e njohura: Respekt, do t’i mungojë artit (Foto)

Dje u nda nga jeta një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka luajtur disa role në kinematografi dhe teatër, role që e bënë atë mjaft familjar me publikun. Shkak për ndarjen e tij nga jeta u bë arresti kardiak në mëngjesin e ftohtë të ditës së djeshme.

Bujar Lako niset sot për në banesën e fundit nga shtëpia e tij, siç ka dashur e ka lënë amanet para se të vdiste. Të pyetur pse nuk bëhen homazhet në teatër, miq e të afërm thanë se kështu ka dashur ai, nuk ka dashur të shkonte në teatër.

 Teatri Kombëtar njofton se “homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktorit tonë të madh, Bujar Lako, do të mbahen në banesën e tij. (Adresa: rruga “Myslym Shyri”, rrugica e tregut çam, kthesa e parë majtas, 100 metra larg). Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet nesër në orën 11.00. Kontributi dhe vlerat e tij artistike do të mbeten gjithmonë të përjetshme”.

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Karierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Perballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçomë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” . (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Bujar Lakohomazhekulture
Pas

Datën e ditëlindjes, shqiptari masakron të dashurën, pikat e gjakut kishin rënë në mure

Para

Provimi për licencën, publikohen emrat e infermierëve që do testohen në janar

Para
Provimi për licencën, publikohen emrat e infermierëve që do testohen në janar

Provimi për licencën, publikohen emrat e infermierëve që do testohen në janar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.