Për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe jo vetëm, se dislokimi i ushtrisë në Rinas është antikushtetues, kryeministri Edi Rama ka nxjerrë fotot e disa aeroporteve ndërkombëtare, ku shihen prani të Forcave të Armatosura. Rama i ka quajtur marrëzira të gjitha zërat se në vendin tonë po vendoset një juntë ushtartake.
‘’Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato.
Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë. Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike”, shkruan Rama në reagimin e tij.
View this post on Instagram
Ndërkohë që një kundërreagim të shpejtë për këtë e ka pasur ish-deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili thotë se ndërhyrja bëhet vetëm kur ka raste të jashtëzakonshme.
“Në Paris, Frankfurt, Amsterdam, ushtria del në mbrojtje të popullatës nga një sulm USHTARAK, paramilitarësh TERRORISTË, kur rreziku konsiderohet IMINENT ose I PASHMANGSHËM, jo kundër bandës që ka hyrë në aeroport 3 herë rrjesht…nga e njëjta derë…
Po, ka ndodhur njëherë në fillim të viteve ’90 në Siçili që ushtria doli në rrugë me blinda kundër MAFIA-s, po ky nuk është rasti ynë… Këtu MAFIA është në qeveri…”, shkruan Strazimiri.
(E.K/FAXWEB.AL)