Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për mediat ka thënë se çdo subjekt që ka marrë një leje ndërtimi por ndërtimi nuk është përfunduar, do bllokohet nga marrja e një lejeje të re.
Lame ka thënë se në të gjithë vendin, gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezulton me shkelje.
Kreu i ALUIZNI-t ka paralajmëruar qytetarët se nuk do të ketë më tolerime për ndërtimet e reja apo lejet e reja për ndërtime ekzistuese.
“Qytetarët u dyndën pranë sporteleve për të denoncuar apo hapur praktikën e futjes në proces legalizimi të pallateve, që zvarriteshin prej vitesh.
Problemi i pallateve të braktisura i ka rrënjët çerek shekulli më parë dhe vazhdon të rëndohet. Për herë të parë një qeveri shqiptare ka filluar ta trajnojë.
Janë mbi 1200 objekte të evidentuara dhe në procedura. 102 pallate të legalizuara deri më sot. Në Tiranë janë 85 pallate të tjera në procedurë. Në rang republike gjysma e lejeve të dhëna nga bashkitë rezultojnë me shkelje.
Ky proces është një prej problematikave më të komplikuara që mund të ndeshë një administratë, pasi ka të bëjë me një mori institucionesh që duhet të japin kontribut, me banorët që duhet të bëhen bashkë, me sistemin e përmbarimin, me sistemin bankar, etj.
Gjithë këtë harmonizim duhet ta bëjë AlUIZNI.
Kur subjektet nuk tregojnë interes, puna e ALUIZNI është edhe më e madhe. Procesi ka filluar dhe po ecën përpara me mbështetjen e madhe të qytetarëve.
Janë të shumtë subjektet që vazhdojnë të luajnë se macja me miun’, duke na sjellë vërdallë si institucion.
Do fillojmë t’u përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve, duke ju kërkuar bashkive që ata të mos pajisen më me leje pa shlyer procesin e legalizimit. Sot do t’i përcillet Bashkisë Tiranë lista e zezë.
Bllokimi i këtyre subjekteve do ndihmonte që këta persona të bëjnë sërish dëm, duke marrë të tjera leje ndërtimi.”-tha Lame.
(F.G/Faxweb.al)