Këshilltari i ligjor Partisë Demokratike Gazmend Bardhi me anë të një deklarate për mediat i është përgjigjur minstres së Drejtësisë e cila prezantoi një paketë ndryshimesh ligjore që ndalon përfitimet e të mirave publike nga persona fizikë, apo juridikë, të dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin, terrorizmin dhe korrupsionin.
Bardhi u shpreh se ministrja e di shumë mirë se ligji i ndalon personat e përfshirë në në krimin e organizuar që të përfitojnë tendera publike që nga viti 2006.
“Nuk ka asnjë iniciative të re kundër krimit të organizuar. Ministrija e di që ligji që ndalon personat e përfshirë në krimin e organizuar të pqrfitojnë tendera publike që nga viti 2006.
Nisma e qeverisë nuk godet krimin e organizuar, por është tentativë për të marrë në mbrojtje anëtarët e krimit të organziuar që janë aktualisht nën hetim nga prokuroria për përfitime të paligjshme në tendera publikë
Të shkruash me fjalë të tjera atë që sot është në ligj është tallje me të gjithë shqiptarët. Miku i Taulant Ballës, Edmond Bega i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, ka përfituar 14 milionë euro para publike, me lejen e Taulant Ballës.”– u shpreh Bardhi.