Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë e partisë dhe ish-grupin parlamentar, ku iu ka krkuar strukturave që të kenë angazhim maksimal, dhe duket se nuk do të ketë vend për pushime.
Basha ka kërkuar që të ketë takime më intesive, dhe të qëndrohet larg euforizmit.
‘’Të intensifikojmë takimet me qytetarët, refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në aletrnative për të ardhmen”, mësohet të jetë shprehur Basha brenda mbledhjes.
Duket se opozita do të vijojë dhe me protestat kombëtare, të cilat do të kenë si fokus kategori të caktuara qytetarësh, si fermerët apo kategoritë në nevojë.
Një tjetër pikë që do të hapë debat është dhe vendimi i demokratëve për të mos lejuar që në zyrat e bashkive të djathta, të hyjnë kandidatët fitues të 30 Qershorit.
(E.K/Faxweb.al)