SHBA-të tronditen nga një tjetër sulm me armë. Autoritetet bëjnë me dije se 2 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë të ndodhura mbrëmjen e së enjtes pranë kampusit të Universitetit Shtetëror të Alabama-s.
Zëdhënësi i policisë thotë se një prej viktimave u deklarua i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në një spital. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri, njësoj si edhe tre personat e plagosur.
Hetuesit nuk dhanë menjëherë detaje rreth asaj që shkaktoi të shtënat ose nëse ka ndonjë të dyshuar.
Discussion about this post