Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e jashtme Gent Cakaj ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në mbledhjen e radhës së Komisionit për Integrimin Evropian ku raportoi lidhur me punën që është bërë deri më sot dhe detyrat e vendosura në të ardhmen, sa i përket integrimit në BE, ndërsa është përmendur edhe emri i përzgjedhur nga kryeministri Rama për kryenegociatior të Shqipërisë.
Zef Mazi, i përzgjedhur nga kryeministri Rama për kryenegociatior të Shqipërisë me BE nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve socialistë ndërsa këtë padakortësi nuk e ka fshehur Fate Velaj..
Velaj, i kërkoj llogari Ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj arsyety se pse kanë përzgjedhur për këtë detyrë Zef Mazin duke veçuar se nuk ato njohur siç mund ti ketë vetë Ministri apo dikush tjetër prej brenda apo jashtë sallës ku zhvillohej mbledhja
“Zef Mazi nuk ka ato njohur siç mund ti ketë vetë Ministri apo dikush tjetër prej nesh që jemi këtu, ose dikush tjtër që është jashtë, nuk ka qenë nëpër tapetet apo sallonet diplomatike të shteteve të ndryshme”, ttha velaj.
Ndërkohë Cakaj u përgjigj: Ne mund të kemi mendime të ndryshme sa i përket ekspertizës së tij. Ne e konsiderojmë që ai është personi i duhur për ta drejtuar këtë proces”.
“Presim që VKM ta kalojmë shume shpejt me gjithë emrat që do të jenë të përfshirë në grupin negociator javëve në vijim. Pavarësisht pandemisë COVID-19, puna e Shqipërisë për ngritjen e grupit negociator, përgatitjet teknike për zhvillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve që janë përcaktuar nga përfundimet e Këshillit, ka vazhduar pandërprerë” vijoi Cakaj.
Discussion about this post