18:33 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“S’ka sindikatë që t’ju mbrojë”, KSSH reagon për skandalin e audio-përgjimit të Lames: Jep dorëheqjen, ky vend s’ka qeveri

19:03 | 29/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“S’ka sindikatë që t’ju mbrojë”, KSSH reagon për skandalin e audio-përgjimit të Lames: Jep dorëheqjen, ky vend s’ka qeveri

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit në Fax News të kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.(Lexo këtu)

Në njoftimin e Konfederatës thuhet se Lame duhet të japi dorëheqjen, pasi kjo gjë përbën një skandal të madh publik.

“Në këtë audiopërgjim të Fax News dallohet qartë se , Artan Lame, i trajton punonjësit e administratës si skllevër, flet pa doreza për punësime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e vërteta është se me modelin e shokut Lame në drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.”

Njoftimi i plotë

Zoti Lame gaboheni,ky vend ka sindikata, s’ka qeveri por vetem TEPSI.

Audiopergjimi i kreut Aluiznit, Artan Lame me punonjesit nje vit para zgjedhjeve te 2017, i publikuar ne media perben nje skandal, teksa doreheqja e Lames eshte me pakta qe duhet bere, ne te kundert qeveria duhet ta shkarkoje.

Ne kete audiopergjim te Fax Neës dallohet qarte se ,Artan Lame, i trajton punonjesit e administrates si skllever,flet pa doreza per punesime militantesh,madje shprehet se nuk ka sindikata, por e verteta eshte se me modelin e shokut Lame ne drejtimin e institucioneve, sot Shqiperia nuk ka shtet.

Zoti Lame po ju sjell vetem nje shembull te fresket qe rrezon pretendimet tuaja dhe arrogancen e kesaj qeverie.

Pak dite me pare Ministria e Arsimit uli pagat per 4 mije infermiere,por pas publikimit te ketij skandali, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise nisi punen per organizimin e protestes.

Sapo lajmi per protesten u perhap ne media Ministria e Arsimit u terhoq nga vendimi I saj, ashtu sic ka bere dhe here te tjera.

Jane sindikatat ato qe luftojne per statusin e minatorit, luftuan per pagat e naftetareve te Ballshit, po ngrene zerin per skllaverimin e punonjesve te fasonerive, pagat e uleta, mungesen e kushteve te punes e taksat e larta.

Ju krenoheni me ate qe duhet te ishte turpi juaj,por ndoshta jeni mesuar se nuk ka opozite se ata jane me shpresen se kur te marrin tepsine, ju s’do ti bezdisni.

Ne do ngrihemi ne proteste deri ne shkarkimin tuaj zoti Artan Lame,pasi modeli juaj I administrates po rrenon Shqiperine.

Kjo qeveri I ka hapur beteje frontale sindikatave,kryesisht KSSH,teksa synon zhdukjen e tyre,madje per kete mision ka shkrire edhe Ministrine e Punes.

Arben Ahmetaj ka shkaterruar Keshillin Kombetar te Punes pasi nuk e mbledh asnjehere per te diskutuar per problemet reale te punonjesve shqiptare.

Ai paguan per te percare sindikatat,dhe me direktive te tij shume institucione lidhin kontrata me sindikata fantazem qe drejtohen nga militantet e partive ose familjaret e deputeteve. Rasti I fundit eshte Ministrise Arsimit,per te cilin ceshtja do shkoje ne gjykate.

Ju njohesi dashamiresi dhe mbrojtesi I artit dhe kultures qe fshiheni si struc tani qe teatrit po I vene kazmen per kullat qe ti do te legalizosh,s’mund te jepni leksione per sindikatat as mund te beni moral per arritjet e kesaj administrade.

Qeveria Rama te distancohet nga ky skandal dhe te firmose menjehere shkarkimin e Artan Lames.

VIDEO/ Skandali i audiopërgjimit, Artan Lame presion vartësve: Ndihmoni deputetët e ministrat për zgjedhje, s’ka sindikata që ju mbron

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Artan Lame
Pas

Reshje të dendura shiu në Elbasan, uji vërshon në rrugë duke sjellë vështirësi në qarkullim

Para

EMRAT/ ​ISIS tani është brenda? Kush janë 4 të arrestuarit sot që planifikonin sulme në Kosovë (FOTO)

Para
EMRAT/ ​ISIS tani është brenda? Kush janë 4 të arrestuarit sot që planifikonin sulme në Kosovë (FOTO)

EMRAT/ ​ISIS tani është brenda? Kush janë 4 të arrestuarit sot që planifikonin sulme në Kosovë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

Policia franceze bastis selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

Një vit burg për Karlo Ançelotin! Ish-trajneri i Realit dënohet nga gjykata spanjolle për evazion fiskal

Fusha e Maliqit pa ujë për vaditje, fermerët detyrohen të hapin puse privatisht

Spiropali nisi vizitën zyrtare në Bullgari me takimin me Kryeministrin Jeliazkov: Bullgaria mbështet përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, reagon Erion Veliaj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.