11:50 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’ka të ndalur Ilva Tare, çfarë ka zgjedhur të bëjë vetëm dy javë pas lindjes (DETAJET)

09:57 | 10/10/2017
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’ka të ndalur Ilva Tare, çfarë ka zgjedhur të bëjë vetëm dy javë pas lindjes (DETAJET)

Nuk kanë kaluar as dy javë nga lindja e dytë e  moderatores Ilva Tare, ndërsa ajo duket se nuk është shkëputur për asnjë çast nga prania e saj në televizion.

Mbrëmë ajo u shfaq në ekran në orarin e zakonshëm që mbante emisioni i saj, edhe pse duhet thënë se intervista bërë me një gazetar norvegjez ishte regjistruar kohë më parë kur ajo ishte ende në pritje të ëmbël.

‘’Shuplaka” mëson se Tare nuk do të qëndrojë asnjë ditë pushim, të paktën do e shohim në ekran, dhe pas dy emisioneve të regjistruara ajo do t’i rikthehet rutinës së zakonshme të emisioneve.

Moderatorja ka zgjedhur që dy javë në të cilat ka nevojë fizike për të qëndruar dhe për të rikuperuar forcat, t’i mbushë me emisione të xhiruar më parë, duke mos lënë aspak boshllëqe te audienca.

Mjaft e detajuar ka qenë dhe në përcaktimin e operacionit të lindjes, ku kujtojmë se e la pak orë pas festës së 10-vjetorit të ‘’Ora News”, festë në të cilën vetë ajo nuk mungoi me lidhjet ‘’live” nga studio.

Nuk ka qenë aspak rastësi lindja në atë natë, pasi mesa duket Ilva nuk donte ta humbiste këtë përvjetor special me mbi 1000 të ftuar, ku nuk mungonin as krerët më të lartë të shtetit. Madje kryeministri Rama gjatë festës është parë duke i puthur dorën asaj.

Perfekte deri në detaje moderatorja për të qenë në këtë mënyrë në krye të detyrës dhe për të mos hequr dorë për asnjë çast nga televizioni. Sigurisht që do të ketë menduar edhe për djalin e saj Thomas, ndoshta një person që do të kujdeset për të është i domosdoshëm në kohën që mami ambicioze nuk do të jetë në shtëpi.

Në ekranin e ”Ora News” së fundi është rikthyer edhe Artur Zheji dhe disa figura të tjera të ekranit.

Mbase kjo periudhë e shkurtër pushimi do t’i ketë shërbyer moderatores edhe për të menduar ndonjë risi në programin që ajo drejton…na mbetet të presim dhe të shohim.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: ilva tarelindjarikthehet ne ekrantare
Pas

E kishte kthyer stanin në magazinë sendesh të vjedhura, arrestohet 58-vjeçari në Orikum

Para

4 persona të maskuar dhe me armë grabisin të moshuarit në Vlorë, iu vjedhin bizhuteri dhe lekë

Para
Të maskuar dhe me armë grabitin 10 mijë euro në Zhupan të Fierit

4 persona të maskuar dhe me armë grabisin të moshuarit në Vlorë, iu vjedhin bizhuteri dhe lekë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra aktive, vijojnë flakët në Elbasan, Finiq, Vaqarr dhe Has

Makina përplas këmbësorin që po kalonte te vijat e bardha në Fier, i lënduari dërgohet në spital

“Dilni në terren”, Tirana ndahet në blloqe, zbulohen porositë e Ramës për drejtuesit socialistë

Kongresi amerikan miraton projektligjin e buxhetit

Kaos në aeroportet franceze, greva anulon qindra fluturime

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit/ Emërimet do të bëhen nga Drejtori i Pergjithshëm Ilir Proda

Atentati ndaj Arjan Ndojës/ Nis seanca ndaj Dervishajt dhe Meçes në GJKKO, dëshmon Erjon Alibej

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik! Kandidatët do të kryejnë testin fizik

I riu sulmon pasagjerët me çekiç në një tren në Gjermani, policia jep detajet e rastit të pazakontë

U mor i pandehur dhe u pezullua nga detyra, Jonaid Myzyri i Prokurimeve Publike paraqitet në GJKKO, do njihet me masën e sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.