Një një intervistë për Fax News deputeti Ralf Gjoni ka komentuar vendimin e opozitës, për t’u ulur në një tryezë të përbashkët me qeverinë, për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.
Gjoni ngriti pikëpyetje mbi kthesën e bërë nga PD dhe nga LSI, ndërsa e quajti kohë të humbur, gjithë muajt në të cilët opozita doli jashtë sistemit.
“Më vjen mirë që PD dhe LSI kanë reflektuar dhe po njohin legjitimitetin e Kuvendit, dhe unë si gjithë shqiptarët pyes sot pse kaq shumë muaj të humbur, pse i bojkotuan zgjedhjet, këtë hall kishin që të uleshin në një tryezë me përfaqësuesin e Edi Ramës?!
Nuk ka tru njerëzor që të kuptoj strategjinë pa vision të këtyre partive politike në këto muaj, nuk i kam kapacitetet që të analizoj strategjitë jashtëtokësore të tyre. Ne kërkojmë të bashkëpunojmë për Reformën Zgjedhore, dhe shpresojmë që PD të refektojë për ndryshimin e sistemit”, u shpreh Gjoni.
Ndërkohë që lidhur me marrëveshjen, Gjoni tha që ajo ka ende shumë të panjohura, ndërsa përgëzoi kolegen e tij Rudina Hajdari, e cila vendosi që të mos e hidhte firmën e saj, pa një dakordësi me deputetët.
Deputeti i opozitës së re theksoi se listat e hapura dhe ndryshimi i sistemit mbeten prioritarë për ta, ndërsa shtoi se kjo nuk pranohet nga forcat e politikës së vjetër.
“Pasi të njihem me marrëveshjen, fillimisht duhet ta kuptoj se cilët janë pjesëmarrësit e saj.
Veçanërisht pas tryezës së djeshme, kryefjala jonë mbetet ndryshimi i sistemit zgjedhor, që është një nga kërkesat e shqiptarëve. Nëse shkoni ju si media atëherë do të kuptoni se shumica e shqiptarëve kërkojnë ndryshimin e sistemit.
Zonjës Hajdari iu paraqit një tekst i panjohur më parë, konfirmon dorën tonë të shtrirë për të gjitha palët, e cila do ti shërbejë popullit dhe do të bëhet me ndihmën e ndërkombëtarëve”, deklaroi Gjoni.
(E.K/Faxweb.al)