Diplomati i njohur Agim Nesho ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës duke folur për marrëdhëniet e Shqipërisë me perëndimin, krizën e thellë politike, zgjedhjet e 30 Qershorit dhe procesin e integrimit të vendit.
Nesho uroi më të mirën për kombin mik të shqiptarëve (SHBA-të), duke thënë se miqësia nis me presidentin Ëillson i cili hartoi më planin prej 14 pika ku përfshihej shqipëria dhe shtet-formimi I saj, por edhe për Kosovën dhe genocidin në tërësi ndaj popullit shqiptar.
Ndërkohë lidhur me qëndrimin e Presidentit, Ilir Meta për çdekretimin e 30 Qershorit dhe dekretimit të një date të re, Nesho argumentoi se ishte një vendim i drejtë dhe që pavarësisht se nuk u kuptua, kishte qëllim për qetësimin e situatës.
“Meta pati një iniciativë për të ulur tensionet, atë që komuniteti ndërkombëtar do ta bëjë më vonë, pse jo çështjet e brendshme ti zgjidhim vetë. Por iniciativa e tij u keqkuptua si nga mazhoranca që donte ti zhvillonte zgjedhjet me datë 30 ashtu edhe nga të huajt të cilët menduan se kjo datë do të ishte në vazhdimësi të stabilitetit në Shqipëri.
Mendoj se ishte një rast i drejtë ndaj të cilit shumë zyrtar gabuan, përfshirë edhe Zoti Palmer, sepse hynë në një proces kushtetues. Ngjarje të tilla që nuk mund të parashikojnë zhvillime të tilla që kanë të bëjnë me viprtimtarinë e shtetit ligjor në një vend tjetër, bazohen në funksionimin ligjor të tij dhe nuk mund të kuptohen thjeshtë.
Nëse data ka një efekt simbolik, mënyra se si mazhoranca përpiqej ta shpjegonte këtë gjë nuk shkon me kuptimin e drejtë që ne të gjithë duhet ta dimë se ishte, një veprim për të shmangur përplasjet dhe konfliktet civile, mbase ishte edhe një tullumbace e dhënë për mazhorancën e cila me një retorikë shumë të egër, është përpjekur që për një kohë të gjatë të imponojë zhvillimet politike në Shqipëri. Sistemi i balancave mungoi sepse shoh që mazhoranca tenton t’i kapë të gjitha institucionet. Nuk mund të kapësh gjithçka dhe të godasësh një institucion dhe të godasësh një dekret të tillë presidencial. Në këtë rast edhe problemi i miliarderit Soros është një problem edhe në vendet e tjera të Europës Lindore. Në thelb, Presidenti kishte të drejtë në mbrojtjen e veprimit të tij kushtetues dhe që duhet mbrojtur nga ata që marrin përsipër rolin a arbitrit ndaj funksionimit të shtetit”, tha Nesho.
Nga ana tjetër, sa ju përket zgjedhjeve të 30 Qershorit, Nesho ka këtë qëndrim: “E vërteta tregoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin një farsë. Me shumë mençuri populli shqiptar i abandonoi këto zgjedhje me mbi 80% për të gjetur një zgjidhje politike në Shqipëri. Kriza politike është shumë e thellë. Është institucionale dhe kërkon një përfshirje të thellë dhe fortë edhe me pjesmarrjen popullore”.
Sa e ka dëmtuar Shqipërinë kriza aktuale në arenën ndërkombëtare?
“Nuk mund të fshehim problemet për hir të marrëdhënieve ndërkombëtare. Është e nevojshme që Europa të jetë e paçarë për të hyrë influenca të tjera për të dëmtuar harmoninë në kontinent. Të gjitha proceset e integrimit dhe rendi botëror janë më të konsoliduar. Mbi 107 vende në gjithë botën janë pjesë e demokracive liberale dhe në këtë kuptim, Ballkani Perëndimor nuk është parë dhe konsideruar në asnjë një aspekt politik si në vendet balltike ku ishte rreziku rus më evident ku për t’u integruar në kulturën perëndimore politike, me ose pa realizimin e standarteve teknike. Ballkani u la në një process të tillë meritokracie ku do të plotësonte proceset e nevojsheme. Atë që shumë shtete të tjera e kanë bërë me kohë, ne po e bëjmë tani. Përkrah integrimit ne po ecim edhe në rrugën tjetër, atë të ndërtimit të shtetit”.
Ndërkohë, për qëndrimin që është shprehur herë pas here sa nën zë sa edhe publikisht nga aktorë të ndryshëm të jetës aktive politike ose jo në vend, se ndërkombëtarëve iu intereson më shumë stabiliteti se demokracia në Shqipëri, Nesho tha: “Disa faktorë të lidhura me interesa të caktuara të cilat kanë krijuar edhe idenë se më rëndësi ka stabiliteti se demokracia, kanë ndikuar që të mbështeten persona të veçantë. Kjo e ka zgjidhur krizën duke hapur një krizë tjetër por që në thelb e dëmton vendin duke rrezikuar të kthehemi në diktaturë sepse shumica e institucioneve është kapur.
Me instalimin e klikave që instalojnë sistemet putineske që së fundmi në Europën Lindore po instalohen, janë eksperimente të cilat vijnë si rezultati i individëve të pangopur me pushtet, dhe një rast i tillë është edhe Shqipëria. Ndaj, është e drejta e opozitës dhe e popullit shqiptar që me maturi të marrin pjesë në një lëvizje për ti thënë jo instalimit të një sistemi që nuk është demokratik”.
Diplomati ka një pritshmëri jo positive lidhur me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. “Unë mendoj se këto negociata nuk do të hapen, duke marrë parasysh edhe kurrupsionin dhe krimin e organizuar. Në 6 vitet e fundit Shqipëria ka pasur një regres, në të gjitha aspektet ekonomike, përfshirë kapjen e shtetit, krijimit të narko-shtetit, lidhjen e krimit me politikën dhe situata mund të ndryshojë dhe të marrim një përgjigje pozitive vetëm nëse arsyeja do të jetë gjeopolitike”.
KE refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, a u nxituan politikanët shqiptarë që akuzuan qeverinë?
“Jo, fare, çështja e familjes europiane është shkëmbimi i lirë i ideve. Nëse prekej lëvizja e lirë ishte katastrofa më e madhe e prekshme që mund të ndodhte ndaj shqiptarëve. Dhe opozita e ngriti si çështje në bazë të shqetësimit që ishte evident sepse tregon se diçka nuk funksionon në rregull në Shqipëri. Ky fluks në mënyrë të dëshpëruar i largimit të shqiptarëve tregon një problem të madh dhe justifikimi i qeveritarëve se jemi një vend i lirë dhe mund të lëvizim, ishte mashtrim.
Mendoj se nga ana tjetër ky ishte një paralajmërim për të thënë se ne nuk do të japim atë që prisni ju as në Korrik as në Tetor, por janë vende të tjera që ju evidentojnë. Të mos çuditemi që të dalë edhe një vend tjetër i vogël si Qipro që ti evidentojë dhe të pengojë procesin e integrimit. Kjo sensibilizoi që qeveria dhe institucionet e tjera të marrin masa”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/899197510414633/
(F.GJ/FAXWEB.AL)