Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar mbi skadimin e kartave të identitetit për një pjesë të madhe qyetarësh.
Lleshaj shkruan se qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.
Postimi i plotë
Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për shumë qytetarë, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019, është një prioritet i rëndësishëm.
Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme.
Zyrat e Gjendjes Civile janë në dispozicion për të informuar dhe ndihmuar qytetarët.
Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit e të tjera.
Institucionet do të kushtëzojnë dhënien e shërbimeve, për personat që janë në muajt e fundit të vlefshmërisë së dokumenteve, me paraqitjen e vërtetimeve mbi aplikimin për dokumentin e ri.
Ndaj lutem, verifikoni dokumentet e identitetit dhe mos harroni t’i bëni shërbimin e duhur vetes!
Discussion about this post