23:51 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Skadon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë

17:41 | 01/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skadon armëpushimi, rifillojnë sulmet në Gazë

Luftimet mes Hamasit dhe Izraelit rifilluan në Gazë pas ndërprerjes shtatëditore që bëri të mundur shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë dhe hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e shkatërruar.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë të premten se rifillimi i luftimeve vjen pas shkeljes së armëpushimit të përkohshëm nga Hamasi dhe një sulmi me raketa nga grupi militant ndaj Izraelit.

Ndërkohë gazeta New York Times njofton se Izraeli kishte njohuri paraprake për një plan të detajuar të Hamasit për të sulmuar Izraelin, por zyrtarët e zbulimit e nënvleftësuan duke menduar se Hamasi nuk kishte aftësi për ta kryer atë.

Dokumenti prej afro 40 faqesh me emrin e koduar “Jerico Wall” i analizuar nga New York Times, përshkruan se si Hamasi do të kryente një sulm të shumëfishtë ndaj pozicioneve izraelite të mbrojtjes dhe do të merrte nën kontroll qytete. Në dokument nuk përfshihej një datë e caktuar për sulmin.

Gazeta thotë se zyrtarët e ushtrisë dhe zbulimit izraelit kishin njohuri për planin më shumë se një vit përpara sulmit të 7 tetorit. Nuk është e qartë nëse edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte në dijeni të tij.

Qeveria izraelite nuk ka reaguar ndaj njoftimit të gazetës. Megjithë rifillimin e luftimeve, ndërmjetësit ndërkombëtarë po vazhdojnë të negociojnë për ndalimin e tyre.

Ushtria izraelite tha në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, se kishte “ndaluar me sukses” raketën e lëshuar nga Gaza. Hamasi nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi thotë se të paktën 32 njerëz humbën jetën në orët e para të sulmit të së premtes. Fletëpalosjet e lëshuara nga Izraeli në Khan Younis në Gazën jugore po i këshillojnë njerëzit të shkojnë drejt jugut për sigurinë e tyre./VOA

Pas

Nëna e dy fëmijëve u vra në makinë nga grabitësi, arrestohet bashkëshkorti, ish-këshilltari i Pacollit

Para

Buta së shpejti baba, zbulon gjininë e bebes

Para
Buta së shpejti baba, zbulon gjininë e bebes

Buta së shpejti baba, zbulon gjininë e bebes

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.