Një skaf me sasi të konsiderueshme prej 1.5 ton drogë u gjet dhe sekuestrua pranë kalasë së Ulqinit disa ditë më parë, i cili dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria.
Për shkak të këtyre dyshimeve, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nisur hetimet. Nga informacionet e para flitet se dy shtetasit nga Vlora që u vunë në pranga, nën dyshimet e përfshirjes në këtë trafik droge.
“Më 11 maj, rreth orës 11:00, rreth 8 kilometra nga Plazhi i Madh, në ujërat në drejtim të Italisë, njësiti kufitar detar i Tivarit ka kontrolluar anijen ‘Club Man 28’. Anija është drejtuar nga Tahiri dhe Çaushi. Pas kontrollit, anija është ankoruar në Plazhin e Vogël. Në këtë anije janë kapur 78 thasë me nga 20 kilogramë marijuanë”, citonte policinë gazeta “Vijesti”.
Nga hetimet e deritanishme flitet se në këtë hetim janë përfshirë tri shtete, për shkak se mjeti lundrues kishte ardhur nga Shqipëria dhe pasi është ngarkuar në Lezhë, ka vijuar drejt Malit të Zi.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post