Një qytetar, të cilin ish-kryeministri e identifikon si oficeri dixhital, denoncon vëllain e ministrit të Brendshëm si pronar të skafit me 1 ton drogë të kapur në Karaburun.
Ai shkruhet se bëhet fjalë për skafin me drogë, ku një skafist u gjet i vdekur, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur. Oficeri dixhital shkruan se Komisariatin e Vlorës ushtrohet terror që të mos përmendet emri i vëllait të ministrit Xhafa.
Shkrimi i Berishës:
Skafi me 1 ton droge ne Karaburun ishte i Agron Xhafes!
Oficeri dixhital denoncon:
Agron Xhafen, vellain e Fatmir Xhafes si
-pronarin e skafit me 1 ton droge te kapur ne Karaburun
-njeri nga skafistet u gjend i mbytur kurse tjeteri eshte zhdukur
-policia hesht dhe ushtron terror te mos permendet vellacko Agroni! sb
“Pershendetje zoti Berisha. Desha te ju informoj se ne policine e Vlores por edhe ne qytet te gjithe e dine se Skafi me 1 ton droge qe u gjet i braktisur ne Karaburun ka qene i Agron Xhafes, vellait te ministrit te brendshem. U gjet njeri nga skafistet i mbytur dhe nje tjeter eshte zhdukur dhe nuk dihet asgje per fatin e tij. Ne komisariatin e Vlores ushtrohet terror qe te mos permendet emri i vellait te ministrit Xhafa. Ju lutem beje publike, me respekt..”
(XH.A/SHUPLAKA)