Kanë krijuar struktura kriminale dhe trajtohen në normalitet për shkak të virozës së rëndë që ka kapur segmente të caktuara, përfshirë edhe mediat. Jam udhëhequr gjithmonë për ti shërbyer interesit publik, këtë kam bërë dhe këtë do të vijoj që të bëj.
Çdo proces zgjedhor, kam dalë me një bindje, që në 14 Maj, qytetarët nuk kanë pasur alternativën më të mirë, pasi kishin mundësinë që të zgjidhnin vetëm ndërmjet dy të këqijave. Personalisht kam nisur një debat për ndryshime kushtetuese, që qytetarët të kenë mundësi që të zgjedhin alternativën më të mirë.
Unë nuk kam pasur asnjë takim me zotin Balla, me të dhe me Veliajn takohen administratorët e syri.tv, provat do të dalin shumë shpejt, edhe një javë pas zgjedhjeve, ka tendera dhe favore për ortakët e heshtur të këtij televizioni. Ditën bëjnë sikur zihen dhe natën firmosin tendera. Unë po përpiqem që të marr përsipër përgjegjësitë e mia. Unë nuk kam ikur, këtu kam qenë, kam bërë një hap pas nga detyra që kisha në parti. Në fushatë gjykova që nuk duhet të merrja përsipër një protagonizëm.
Asnjë prej deputetëve nuk më ka akuzuar mua për atë që ndodhi në kryesi, nuk kam pasur asnjë dijeni për atë që ka ndodhur atje.
Nga ana morale a jeni ju i gatshëm që të rikandidoni dhe të çoni demokratët në humbjen e radhës?
Kjo nuk është e vërtetë, përgjigja ime është kjo, këtë vendim e marrin demokratët, që vendosin se kush është në gjendje të çojë para axhendën evropiane të Shqipërisë.
Unë mendoj se vendimi që merret nga institucionet duhet të zbatohet të gjithë, nuk më takon mua që të hedh peshë në këtë debat.