Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka zbuluar disa prej të rejave më të fundit në jetën e saj, ndërsa ka zbuluar edhe arsyen se përse nuk ka të dashur.
“S’kam kohë të gjej të dashur. Duhet të punoj njëherë, të bëj lekë.”, këtë rrëfim këngëtarja e ka bërë në një video live në Instagram, ku Hadërgjonaj e veshur me bikini rozë e me një kafe në dorë, po bisedonte me ndjekësit e saj, të cilët i shkruanin nga e gjithë bota.
Hadërgjonaj zbuloi se në mes të shtatorit do të nxjerrë në treg materialin e ri muzikor, një këngë ritmike e të bukur krijuar nga Kledi Bahiti.
Këtë rrëfim këmgëtarja e ka bërë nga Hempton, ku kishte shkuar për pushime por edhe për punë. Siç duket, Albëria punon atje për një agjenci imobiliare dhe është angazhuar për të shitur disa prona shumë të shtrenjta.
“Skam të dashur. Po e shoh që të zgjedh një të mirë. Po jam shumë rehat kështu, s’kam kohë të gjej të dashur. Duhet të punoj njëherë, të bëj lekë. Kam ardhur të shikoj disa shtëpi këtu. Domethënë përveçse për ta shijuar, kam ardhur të bëj biznes në Hemptons. Më vonë do t’iu tregoj disa prona dhe ndoshta jeni të interesuar t’i blini. Unë jam në Hemptons dhe agjencia ka disa prona që do t’i shesë. Këto shtëpi kushtojnë miliona dollarë ndaj më uroni fat”, është shprehur Albërie. (D.D/Shuplaka)