01:43 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Skanal në Pezë, mësuesja me burrin rrahin nxënësit pasi i gjuajtën lokalin me vezë

20:44 | 21/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Skanal në Pezë, mësuesja me burrin rrahin nxënësit pasi i gjuajtën lokalin me vezë

Një grup nxënësish të klasës së nëntë në  shkollën “16 Shtatori” në Pezë të Madhe, janë rrahur nga mësuesja Anila Çelmeta dhe bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në festën e Ditës së Verës, jashtë ambienteve të shkollës.

Nxënësit fillimisht nuk u kanë treguar familjarëve për këtë ngjarje. Ata kanë vendosur të flasin me prindërit vetëm një ditë më pas, ku mësuesja ju ka bërë “presion” psikologjik në ambientet e shkollës.

Prindërit, pasi janë informuar rreth situatës, e kanë denoncuar mësuesen dhe bashkëshortin e saj në komisariatin e policisë në Kombinat dhe në emisionin Fiks Fare.

Fëmijët tregojnë para kameras së Fiks Fare se kanë frikë nga “hakmarrja” e mësueses.

“Ditën e Verës ne dalim dhe festojmë siç e ka tradita. Atë natë kemi kaluar pranë lokalit të mësueses. Sa jemi larguar pas nesh ka ardhur kjo e fundit së bashku me bashkëshortin me makinë. Na prenë rrugën me makinë, ndaluan dhe filluan të na godisnin. Bashkëshorti i saj më kapi në fyt dhe filloi të më gjuante në fytyrë”, shprehet një nga nxënësit.
 
Disa të tjerë thonë se ka qenë mësuesia e cila i ka goditur me shpulla në fytyrë. Arsyeja, sipas tyre,  ka qenë se disa fëmijë kanë qëlluar me vezë në ambientet e biznesit të saj.

Nxënësit tregojnë se pasi janë goditur, të nesërmen mësuesja u është drejtuar në shkollë me fjalë të rënda duke u bërë presion psikologjik.

“Unë u fsheha në kanal nga frika, por e pashë që kërciti shpulla”, shprehet një tjetër nxënës. Disa nxënës të tjerë shprehen: “Na goditi dhe të nesërmen. Na tha që do ja u rregulloj unë vitin që vjen kur të bëjmë mësim së bashku”. Frika e këtyre nxënësve është “hakmarrja” dhe nga kjo ata pohojnë se duan të largohen nga shkolla. Së bashku me ata të shqetësuar për këtë ngjarje janë edhe prindërit.

“Fillimisht djali nuk më tregoi, por më pas e morëm vesh dhe na tha gjithçka. Si mund të godasësh fëmijën dhe mbi të gjitha t’i bësh presion ditën e nesërme në shkollë?! Është e patolerueshme”, shprehet një nga prindërit.

Një tjetër thotë se tashmë ankesa ka vajtur në polici dhe në drejtorinë e shkollës. Prindërit njëzëri thonë se nuk duan ta falin këtë incident të rëndë. “Djalin tim e ka dhunuar madje në shtëpi i ra gjak nga hundët. Ne e kemi denoncuar. Nuk është normale kjo gjë”, pohon i revoltuar një prind.

U interesuam në drejtorinë e shkollës nëse ishte në dijeni të situatës përsa i përket “kërcënimit” që mësuesja u ka bërë nxënësve në ambientet e shkollës. Drejtorja e shkollës, Afërdita Belba tha se ishte në dijeni të situatës, por ajo u shpreh për Fiksin se nxënësit duhet ta çojnë në drejtori ankesën me shkrim.

Drejtorja e shkollës do të ngrejë komisionin etik, i cili më pas do të vendosë nëse duhet të kalojë çështja në komisionin disiplinor për të shqyrtuar situatën.

“Nxënësit më thanë se mësuesja ju ka thënë do ua rregulloj unë ju vitin që vjen. Unë kërkova që nxënësit ta bëjnë me shkrim këtë ankesë. Do të mbledh komisionin të shqyrtojmë këtë situatë. Përsa i përket dhunës që ka ndodhur jashtë shkollës, do flasin institucionet e tjera. Vazhdimisht ne i çojmë formularë nxënësve për të bërë ankesa në lidhje me raportin e tyre me mësuesit, por ata hezitojnë. Kanë frikë”, u shpreh drejtoresha Belba. /Top Channel

 

 

Etiketa: mesuesjanxenesitPezerreh
Pas

“Jo për çdo gjë e ka fajin politika, jo, or, jo, është produkt ‘Made in Albania'”

Para

Deputeti demokrat për Ramën: Hajde kryeministër hajde, nën efektin e kokainës…

Para
Deputeti demokrat për Ramën: Hajde kryeministër hajde, nën efektin e kokainës…

Deputeti demokrat për Ramën: Hajde kryeministër hajde, nën efektin e kokainës...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.