09:01 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal, aksidenti tek Ura e Bllokut, policia e lë pa fajtor (Video)

21:20 | 23/12/2016
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Skandal, aksidenti tek Ura e Bllokut, policia e lë pa fajtor (Video)

qqqqqRedaksia e emisinonit “Stop” ka denoncuar shkeljen e rradhës këtë mbrëmje. Këtë herë bëhet fjalë për taksistin Skënder Hoxha i cili në datën 10 shtator rreth orës 4 të mëngjesit është përplasur me një automjet në kryqëzimin e Urës së Bllokut.

Shoferi  pretendon se ka qenë duke ecur kur semafori i jepte të drejtë, por polici rrugor nuk ishte në gjendje të përcaktonte fajtorin. Taksisti thotë se ky incident e ka lënë 3 muaj pa punë dhe se me këtë aktivitet ai mban familjen.

“Unë punoj Taksi dhe në mëngjesin e datës 10 shtator rreth orës 03.15, këtu në këtë kryqëzim ndodhi një aksident. I bindur plotësisht në respektimin e sinjalistikës rrugore, nxjerr konkluzionin në të gjitha drejtimet që jam i pafajshëm”, u shpreh shoferi.

Ndërsa në shkresën e lëshuar nga policia nuk është mundur të idetifikohet kush ka qënë shkaktari i këtij aksidenti, duke iu referuar shkresës nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në faqen e parë të kësaj shkrese thuhet që: “Në bazë të materialeve që na janë vënë në dispozicion për këtë ngjarje, ju bëjmë me dije se nuk jemi në gjendje të përcaktojmë, se cili nga drejtuesit e mjeteve të përfshirë në ngjarje nuk ka respektuar sinjalistikën ndriçuese dhe që ka shkelur kërkesat e nenit 41/10 të ligjit Nr. 8378 datë 22.07.1998.”

Sipas emisonit kryqëzimi ku ka ndodhur aksidenti nuk ka kamera, por emisioni “STOP” ka një variant tjetër sesi zbardhet ky aksident.

Gazetari i “STOP”  i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, që menaxhon semaforët, duke patur si referim GPS-in e automjetit dhe përgjigja e bashkisë vërteton pretendimin e Skënderit, se ai ka qenë duke qarkulluar me semafor jeshil, në orarin kur automjeti ka kaluar në “Urën e Bllokut”.

Denoncimi:

Semafori ka qenë i kuq apo jeshil?

Në momentin kur unë kam ardhur nga rruga e Unazës deri këtu, ka qenë i kuq. Kam pritur sa është hapur drita jeshile dhe jam futur. Më pas në momentin që unë futem aty vjen një makinë tjetër dhe më godet.”

Nga dita e aksidentit deri sot që po flasim ju nuk e përdorni më taksinë?

Janë bërë tre muaj që unë po rri pa punë, duke më shkaktuar një dëm ekonomik që për mua është shumë.

Mesatarisht në një ditë pune, sa fitonit?

Më binte një fitim rreth 50 mijë lekë të vjetra.

Ju nuk mund të merrni dot dëmshpërblim nëpërmjet siguracionit?

Kompania që ishte siguruar personi që më goditi, më tha që ne nuk kemi asnjë kundërshtim. Ne i bëjmë të gjitha likujdimet, por na duhet një vërtetim, që është shkaktar mjeti që kemi siguruar ne, sepse nuk kemi si e justifikojmë nxjerrjen e lekëve. (J.V/Shuplaka)

janula

 

 

Etiketa: aksidenti pa fajtordenoncimistop
Pas

Rindërtohen skemat e ngjarjeve, nga masakra në Berlin deri tek arrestimi i terroristit

Para

Sherr në familje, dhëndrri plagos vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën me thikë

Para
Sherr në familje, dhëndrri plagos vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën me thikë

Sherr në familje, dhëndrri plagos vjehrrin, vjehrrën dhe kunatën me thikë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pesë të vdekur pas sulmeve iraniane në Izraelin qendror

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, mblidhet samiti i G7 në Kanada

Vrasja e dy ligjvënësve në Minnesota të SHBA, arrestohet autori i dyshuar

BE-ja në udhëkryq, korporatat e mëdha për të ardhmen? Gara në tregtinë globale dhe hezitimi i Unionit

Çmimet e naftës rriten përsëri, ndërsa konflikti Izrael-Iran nuk tregon shenja qetësimi

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë

Raporti i OECD/ Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

Izraeli: Kemi goditur qendrat komanduese të Forcës Quds të Iranit! Aty përgatiteshin sulmet ndaj nesh

Vetëplagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Vlorë, në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës

Von der Leyen: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, pa asnjë diskutim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.