Loja “Balena Blu” tashmë është kthyer në një makth për të gjithë, kryesisht për fëmijët. Ajo që troniditi më shumë opininon publik ishte rasti të Gjirokastrës, ku një adoleshente rrëfente sesi kishte rënë pre e administratorëve të lojës. Po kështu raste të tjera janë zbuluar në disa qytete të Shqipërisë.
Famulltari Dom Artur Jaku ka zbuluar tre raste të fëmijëve të përfshirë në lojën vdekjeprurëse “Balena Blu” gjatë kungimit të 70 fëmijëve në katedralen “Shën Stjefni” në Shkodër.
Dom Artur Jaku rrëfen ngjarjen sesi një vajzë rreth 14 vjeç kishte arritur një nivel të lartë të lojës, duke prerë në thikë dorën e saj dhe duke bërë në dorë balenën.
” Vetëm sot kam pas disa raste prej fëmijëve që frekuentojnë kishën ku një prej tyre më ka thënë që dom Artur, motra ime e ka prerë dorën këtu që të bëjë shenjën e balenës, duke rrezikuar me pre dhe damarët. Skllavëri moderne e quajti atë që sot po përjeton bota nga teknologjia, ku përherë e më shumë rinia është e pambrojtur dhe e kërcënuar nga lloj-lloj rreziqesh. Më besoni nëse i shihni fëmijët tuaj se janë të mërzitur. Simpomat janë: Shumë herë të mërzitur, ngrihen natën, dalin nga shtëpia, nuk shkojnë në shkollë, nuk hanë ushqim se kështu funksionon loja dhe deri sa i çojnë me u hedh prej apartamenteve, prej lartësive të ndryshme deri sa i çojnë në vetëvrasje”, u shpreh Dom Artur Jaku.
Ai nuk ka publikuar identitetin e vajzës që sipas tij ka qenë në nivelin e 27-të të lojës “Balena Blu”. Po kështu mendohet se në vend ka edhe shumë fëmijë të tjerë, të përfshirë aktualisht në këtë lojë. (J.V/Shuplaka)