Janë dashur të paktën 6 orë pas njoftimit zyrtar të policisë që në Gjirokastër të mbërrijë mjeku ligjor pranë banesës ku u gjet e pajetë 38 vjeçarja Alba Taho.
Skandali shkon edhe me tej po te kemi parasysh faktin qe e ndjera ka nderruar jetë disa ditë më parë, kjo bazuar në dekompozimin e trupit por edhe aromes së rendë rreth banesës.
Që prej mengjesit te sotem prane baneses jane vendosur forcat e policise se rendit por askush nuk ka hyre ne banese, kjo pasi me pare duhej kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Viktima jetonte me te emen ku qe te dyja prej kohesh kishin shfaqur shenja ne lidhje me shendetin mendor.
(E.H/Faxweb.al)