03:01 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Emergjenca Civile ka ngritur çadrat e ushtrisë”, Prençi: Ja sa kompesim përfitojnë banorët e Floqit dhe ‘hilet’ e ligjit

18:56 | 04/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Emergjenca Civile ka ngritur çadrat e ushtrisë”, Prençi: Ja sa kompesim përfitojnë banorët e Floqit dhe ‘hilet’ e ligjit

I ftuar ditën e sotme në studio ka qënë ish-drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi.

Në një bisedë në televizionin FaxNews, me gazetaren Klaudja Karabolli, Prençi ka kometuar situatën në Korçë.

“Unë e kam ndjekur situatën nëpërmjet mediave, por e kam përjetëuar këtë situatë me shumë shqetësim. Aty janë rreth 130 banesa të shpallura jashtë përdorimimit. Unë kam folur me ekspert dhe ata më kanë pohuar që tërmeti ishte shumë i fortë. Gjithsesi duhet të themi që për ato banesa që kanë qënë në afërsi të epiqendrës së tërmetit janë totalisht të pa banueshme.”

Sa i përketë përplasjes që patën banorët e Korçës të cilët janë të strehuar në çadra me punonjësit e emergjencës civile Prençi tha:

Duke marrë në konsideratë këtë fatkeqësi unë do të thosha që nuk është reaguar ashtu siç duhet. Komiteti ndërminiatror duhet të ishte mbledhur urgjentisht në Korçë. Thonë që ka qënë Spiropali por kjo nuk është pjesë e komiteti, ndaj nuk mund të merret në konsideratë.

Në këto kushte ne kemi parë vetëm një grup ushtarakësh dhe kanë ngritur çadrat e reparteve ushtarake. Emergjenca Civile nuk ka ngritur çardrat të cilat janë pikërishtë për këtë çështje ato kanë qënë të ushtrisë. Duhet të ishin ngritur çadrat të cilat i ka dhënë BE apo dhe vendene të tjera që nga ftkeqsia e Fierit në 2007.

Mënyra e reagimit të shtetit fillon që tek mbledhja e menjëhershme e Komitetit ndërministror sepse kemi të bëjmë me tërmet. Reagimi i strukturave operacionale ka qënë për të ardhur keq. Të ngresh vetëm 7 çadra me ca krevat për të ardhur keq është shumë e tmerrrshme. Është mëse normale dhe duhet ta pranojmë, por reagimi i qytetarëve është i përligjur.

Qeveria duhet të kishte shpallur gjendjen e emergjencës pjesore dhe jo atë të jashtëzakonshme. Qytetarët për vetë specifikën e fatkeqësisë përfitojnë kompesimin 100% të kompesimit të banesës dhe atë të objekteve të tjera gjithëçka brenda shtëpia. Në të kundërtën shteti kompeson 100% objektëet dhe shtëpinë vetëm 50 %.

Ai ka thënë në studio se përgjegjësinë për këtë ngjarje e ka përgjegjësi Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe është ajo që duhet të shpall gjendjen e emergjencës pjesore.

“Ministria e Mbrojtjes ka të drejtë të shpall gjendjen e kërtyre banorëve. Është përgjegjësi e Olta Xhaçkës. Nëse nuk shpallet kjo gjendje ata përfitojnë vetem 50% kompesim për shtëpitë e tyre. Kjo qeveri është parë me një risi, kur ka dashur të bëj shoë e ka mbledhur në çdo qytet të Shqipërisë këtë komitet ndërministror. Ata sot kanë rastin të mblidhen në fshatin Floq të Korçës.”

Ndërkohë gjatë bisedës është folur gjithashtu dhe për protestën e opozitës qëllimet e saj dhe vijimësinë.

“Unë në këtë gjë kam një konflikt interesi se jam protestues si ish-punonjës i administratës shtetërore. Aty janë larguar të gjithë ekspertët dhe është mbushur me militant. Fakti që unë jam pjesë e protestës kam konflikt interesi. Si ish-drejtor policie protesta e opozitës është në përmasa shumë të mëdha, ka një mbështetje nga protestuesit.

Protesta nuk është e ashpër, më shumë bëhet zhurmë dhe nuk kemi parë dhunë ndaj policisë si rasti i 21 Janarit. Reagimi i policisë është në kundështim me sjelljen e protestuesve. Përdorimi i gazit lotsjellës apo dhe ujit nuk është përdorur atje ku duhet. Policia duhet të largojë ekstremistët por kurrsesi nuk duhet të përdor gazin lotsjellës. Ka një ligj të saktë për këtë gjë.

Ndërkohë sa u përketë paraljmërimeve të policisë gjatë protestës, apo dhe efektivëve të plagosur Prençi u shpreh:

Në të gjitha artopolantët është një kasetë e regjistruar. Ndërkohë që opozita ka bërë protestë me karaifilia të njëjtën gjë ka bërë policët  dhe të njëjtën thirrjen ka bërë.

Sa u përketë efektivëve kemi qënë tek Spitali Ushtarak kjo është qesharake, ata janë të lënduar normalisht se janë në mbrojte në një protestëe me shumë njerëz. Janë gati 60 mijë qytetarë dhe normalisht që duhet të ketë dhe njerëz të lënduar.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një sugjerim drejtuar opozitës dhe mënyrës se si ajo ka zgjedhur të zhvilloi protestat.

Nëse është seriozisht që duhet të bëhet një ndryshim i tillë në Shqipëri, duhet të merret parasysh dhe me shumë seriozitett le të protestojë që në 8 të mëngjesit deri në 8 pasdite tek Kryeministria dhe Parlamenti dhe të mos lejojnë njeri të futet aty. Sepse ky është misioni i opozitës.

Pas

Ish-Presidentët dhe Kryeministrat e rajonit ndërmarrin nismën e pashembullt, çfarë vendosën në Podgoricë

Para

Negociatat/ Balla në Berlin, takime me deputetët gjerman në Bundestag

Para
Negociatat/ Balla në Berlin, takime me deputetët gjerman në Bundestag

Negociatat/ Balla në Berlin, takime me deputetët gjerman në Bundestag

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.