20:14 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

SKANDAL, klinikat private fshehin abortet, edhe zv/ministri Rjepaj e pranon: U nxituam me vendimin

10:45 | 16/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SKANDAL, klinikat private fshehin abortet, edhe zv/ministri Rjepaj e pranon: U nxituam me vendimin

Abordi ngelet ende një problem në vendin tonë dhe ende ka shumë  shumë probleme me raportimin e tyre.

Një vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i vitit 2013 është marrë që të delegohen nga të gjitha klinikat private  abordet që kryen në to drejt materniteteve shtetërore. 

Ky shqetësim u ngrit nga UNFPA dhe organizata “Infinit Plus”, gjatë një tryeze ku të pranishëm ishin zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe gazetarë të fushës.

Po sëfundmi ka dalë një problem me raportimet  nga klinikat private te abordet. Sipas  raportimeve, vetëm 10% e aborteve janë bërë në sektorin privat. Kjo tregon se ka fshehje të të dhënave nga klinikat private edhe si kërkesë e adoleshentëve apo familjeve të tyre për të ruajtur anonimatin. Ndaj të miturat japin moshë dhe emër të ndryshëm kur regjistrohen në klinika që kryejnë abordet”, vlerëson UNFPA.

Gazeta Shqiptare ka pyetur për këtë situatë zëvendësministrin Klodian Rjepaj, i cili ka pranuar se vendimi i atëhershëm ishte një masë e nxituar dhe nuk u mor në bashkërendim me institucionet e tjera, që do të mundësonin zbatimin e tij.

“Marrja e këtij vendimi erdhi në të njëjtën kohë me krijimin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Praktikisht ISHSH është një institucion i ri dhe nuk i ka kapacitetet e nevojshme për të ushtruar kontrolle, por edhe përvojën e njohuritë e duhura për ta bërë këtë”, shtoi Rjepaj.

Kontraceptivët
Ndërkaq, gjatë takimit theksi u vu edhe te përdorimi i ulët i metodave të kontracepsionit, si një mënyrë për të shmangur shtatzënitë e padëshirueshme, që më pas detyrojnë shumë gra e vajza të shkojnë drejt abortit. “Vetëm 10.6% e grave të martuara kanë përdorur një metodë moderne kontraceptive, kundrejt 58.7% që kanë përdorur një metodë tradicionale. Kjo shifër nënkupton një rritje të vogël të shkallës mbizotëruese të kontraceptivëve modernë me 8% në krahasim me vitin 2002”, – vlerëson UNFPA. Nga ana tjetër, kjo organizatë thekson se aksesi i adoleshentëve në metoda moderne kontraceptive nga sektori publik paraqet vështirësi, sepse ky grup nuk i frekuenton këto shërbime për arsye se ato ofrohen nga klinika dhe maternitete dhe akoma më pak në qendrat shëndetësore në zonat rurale. Sa i takon planifikimit familjar rezulton se në rajonin europian nevojat e paplotësuara luhaten nga 5-23%, ndërsa në Shqipëri, 13% e femrave të martuara kanë një nevojë të paplotësuar për planifikim familjar, 3% për distancim të lindjeve dhe 9% për kufizim të lindjeve.

Martesat e hershme
Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë tryezës ishin edhe martesat në moshë të hershme, ku sipas një studimi të realizuar nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve në Korçë, Pogradec dhe Vlorë rezulton se ato janë prezente. “Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Pogradec, gjatë periudhës 2011-2016 janë paraqitur 34 kërkesa për ‘lejim lidhje të martesës nën moshë’, nga të cilat 85.3% e kërkesave janë pranuar (29 kërkesa) dhe 14.7% e kërkesave janë pushuar (5 kërkesa)”, -rezultoi nga studimi. Po ashtu, në 76% të rasteve të pranuara, pretendentët për bashkëshort të ardhshëm jetojnë në Shqipëri. Ndërsa janë 7 raste ose 24% e rasteve të pranuara pranë gjykatave, në të cilat pretendentët për bashkëshort të ardhshëm jetojnë jashtë Shqipërisë.

Etiketa: abordetvendimi
Pas

Akuzat për evazion, Ronaldo vendos të largohet nga Reali i Madridit (Çfarë shkruajnë mediat)

Para

Aksident me vdekje në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, humb jetën 42 vjeçarja

Para
Me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta ndjekje

Aksident me vdekje në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, humb jetën 42 vjeçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.