Ndeshja Kukësi-Skënderbeu që po luhej në qytetin verilindor është ndërprerë.
Pas kartonin të kuq të Micit në pjesën e parë dhe pas penalltisë në favor të Kukësit, lojtarët e Skënderbeut nuk janë përmbajtur më kur gjyqtari Enea Jorgji ka nxjerrë kartonin e verdhë për simulim ndaj Latifit që u pengua në zonën e Kukësit.
Po kështu Jorgji ka nxjerrë të kuq për Osmanin dhe Salihin. Sulmuesi shkodran Salihi i ka rrëmbyer kartonin nga dora dhe e ka grisur. Ndeshja është ndërprerë per disa minuta dhe ka nisur sërish. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post