12:02 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal me përfaqësimin e Shqipërisë në Panairin e Turizmit, nën stendën e Turqisë: Ministri Klosi të dorëhiqet!

11:35 | 13/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal me përfaqësimin e Shqipërisë në Panairin e Turizmit, nën stendën e Turqisë: Ministri Klosi të dorëhiqet!

Prej mëse një jave Shqipëria ka marrë pjesë në Panairin e Turizmit që po zhvillohet në Berlin, po duket se përfaqësimi lë shumë për të dëshiruar.

Në një video që ka postuar në rrjetet sociale aktivisti Martin Gjonaj shihet se tenda e Shqipërisë ndodhet nën atë të Turqisë, çka krijon jo pak konfuzion në radhët e qytetarëve. Sipas aktivistëve do të kishte mjaftuar një koordinim mes vendeve të rajonit, në mënyrë që Shqipëria të kishte një përfaqësim dinjitoz.

Për këtë ka pasur një reagim dhe nga ana e aktivistes Alida Karakushi, e cila kërkon dorëheqjen e ministrit të Mjedisit dhe të Turizmit Blendi Klodi.

Reagimi i saj:

Në vendin e skandaleve sigurisht që për shumë prej nesh lajmeve të kësaj natyre nuk i jepet rëndësia e duhur. Por kur mendon për paratë që shkojnë për lobime me foto presidentësh amerikanë apo me blerje të mediave si The Guardian, The Economist, Finantial Times, shfaqjes së Bruno Vespas tek Rai1 etj kjo ngjarje duhet konsideruar ULËRITËSE për imazhin e Shqipërisë! Zyrtarisht pra jemi akoma pjesë e perandorisë otomane!

Nuk mendoj se një vend i vogël si ne të krahasohet me vendet e mëdha në nivel investimi të eventeve të kësaj natyre por do kishte mjaftuar të paktën ruajtja e integritetit edhe në imazh në mënyrën si prezantohemi në botë.

Do të kishte mjaftuar një koordinim me vende si Maqedonia e veriut, Kosova e Mali i zi për të qenë në një seksion të përbashkët. Ftoj mediat shqiptare (ato që nuk i ka kapur pushteti) ta kumbojë fort këtë lajm që denoncohet nga aktivisti Martin Gjonaj. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, z. Klosi ju sot duhet të jepni DORËHEQJEN për paaftësinë e theksuar që tregoni. 

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: berlinmartin gjonajPanairi i Turizmit
Pas

Ramush Haradinaj i përgjigjet Mogherinit: Dialogu duhet të vazhdojë pa kushtet për tarifat

Para

Mandati i Petrit Vasilit, kush është kandidati që qëndroi ”pas derës” së KQZ-së

Para
Mandati i Petrit Vasilit, kush është kandidati që qëndroi ”pas derës” së KQZ-së

Mandati i Petrit Vasilit, kush është kandidati që qëndroi ''pas derës'' së KQZ-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbështetje e përshtatur nga SHBA për reformimin dhe modernizimin e sistemës penitenciare shqiptare

Dosja 5D, GJKKO rrëzon kërkesën për ndarjen e çështjes për 4 për të pandehurit

OKB fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza për herë të parë që nga marsi

Panik në ajër, avioni në Indi goditet nga breshër dhe përplaset me zog pas turbulencave

U nda sot nga jeta, çfarë deklaroi Lame kur u dorëhoq nga drejtimi i Kadastrës: Tërheqja ime ‘dhuratë’ për ditëlindje! Më duhet të kujdesem për shëndetin

Vrasja e dy punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA! Netanyahu: Të shtohen masat në misionet diplomatike izraelite në mbarë botën

Tare firmos me kuqezinjtë, e hëna dita vendimtare e nënshkrimit me “Djallin”

Agresori thërret “Palestina e lirë”, detaje nga vrasja e punonjësve të Ambasadës Izraelite në Uashington

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.