11:36 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

12:16 | 08/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal me zë dhe figurë – PD akuzon kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, për abuzim me detyrën dhe shpërdorim të pasurive publike për përfitime personale

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka reaguar pas publikimit të një materiali investigativ nga emisioni “Piranja” në Syri TV, ku pretendohet se kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, është kapur duke përdorur asetet publike për interesa personale.

Teliti e cilëson sjelljen si abuzim me detyrën dhe kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria, përfshirjen e çështjes në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe largimin e menjëhershëm të Ristanit nga detyra.

DEKLARATË PËR MEDIA KËSHILLTARI PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE NË PD, NJËKOHËSISHT DHE N/KRYETARI I KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË PËR PD, DORJAN TELITI

Të nderuar qytetarë!

Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit.

Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

Të dashur qytetare!

Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

Ju faleminderit!

Pas

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

Para

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Para
Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

Balliu në takime intensive në Berlin: Farsa elektorale e Ramës nuk duhet të pengojë aspiratën europiane të Shqipërisë

 



Të Fundit

Sesioni XII plenar i Asamblesë Parlamentare me Evropën Juglindore, Spiropali: Anëtarësimi në BE i vendeve të rajonit tonë, burim energjizimi për kontinentin

Bulqizë/ Kultivuan 1800 bimë narkotike në malësinë e Okshtunit, pranga 19-vjeçarit teksa i punonte, në kërkim shoku

5 të vrarë në një sulm me armë brenda shkollës në Austri

Kallëzimi i gjyqtares Gjoka për shpifje, Berisha pyetet në SPAK dhe sulmon gjyqtaren: Mashtruese ordinere, e nxitur nga Rama dhe Troplini ngre padi ndaj meje për fyerje

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje

Kapet me 25 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali. Sekuestrohen armë e para cash

Del teza e provimit të Gjuhë-Letërsisë, 20 minuta pas nisjes së testit

55 mijë euro të fshehura në furgon, ndalohet në Portin e Vlorës shoferi që vinte nga Italia

Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit lë në burg 56-vjeçarin

“Kemi prova të forta”, Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.