Kur ka nisur votimi në të gjithë vendin, nuk ka munguar as fenomeni i votimit në grup. Në videon e siguruar nga Faxweb.al, shihet si një çift votojnë së bashku, brenda dhomës së fshehtë, ndërsa asnjë prej komisionerëve nuk ka ndërhyrë për shmangien e këtij fenomeni. Fenomeni është shënuar në qendrën e votimit numër 4238, ndërsa jashtë saj janë parë dhe vëzhgues të OSBE-Ohdir.
Në zgjedhjet që mbahen sot, për herë të parë pa opozitën dhe në një klimë tensionesh, kanë të drejtën e votës e kanë 3,536,015 shtetas shqiptarë, ndër ta, 132.788 zgjedhës votojnë për herë të parë; 51 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49 % femra.
Kujtojmë se këto zgjedhje janë të paprecedenta, ku në 31 bashki janë me një kandidat të vetëm. Prej 6 muajsh opozita që ka djegur dhe mandatet ka protestuar vazhdimisht, dhe ka tentuar që të pengojë proceset zgjedhore, veçanërisht në Bashkitë që janë drejtuar nga përfaqësuesit e saj.
E megjithatë mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha iu bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që të distancoheshin nga dhuna, dhe të denonconin çdo rast shkeljesh. Duket se kali i betejës i opozitës do të jetë pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, për të legjitimuar kauzën e saj.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post