00:28 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Skandal në Elbasan, INUV nuk prish dot karburantin pa leje

21:26 | 19/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal në Elbasan, INUV nuk prish dot karburantin pa leje

Fiks Fare denoncoi rastin e një pike karburanti, të ndërtuar pa leje, i cili prej 7 vjetësh punon në të zezë në afërsi të Gjinarit. Kjo pikë karburanti, është ndërtuar në vitin 2012, pa leje, askush nuk e ka ndaluar deri më sot, ndërkohë që të gjitha institucionet ngrenë duart lart, duke u justifikuar se nuk kanë mjete dhe specialistë.
Dafina Peçi u ankua në emisionin Fiks Fare se është detyruar ta mbyllë karburantin e saj të ligjshëm, të ndërtuar që në vitin 1995 për shkak të konkurrencës së pandershme dhe të paligjshme.

Ajo tregon se në vitin 2012 në fshatin Gjinar, u ndërtua pa leje një pikë e furnizimit të automjeteve, i cili vazhdon të funksionojë edhe sot e kësaj dite.

Ajo tregon se është ankuar për vite me radhë për karburantin e paligjshëm që ndodhej pranë pikës së saj, madje dhe INUV  i  Elbasanit ka marrë një vendim për prishjen e këtij aktiviteti pa leje.  Pas daljes së vendimit të prishjes, i shemb vetëm muri rrethues i këtij ndërtimi pa leje, ndërkohë që aktiviteti i kësaj pike karburanti vazhdon sot e kësaj dite.

Gazetarët e Fiksit  kontaktuan me pronarin e karburantit të ndërtuar pa leje. Ai pranon se ka një ndërtim të paligjshëm, por që sipas tij të paligjshme janë 90% e ndërtimeve në Shqipëri. “Nuk kam faj unë që ky shtet nuk më jep leje, kështu po punojnë të gjithë pa leje, unë kam investuar milionat këtu”, thotë Panajot Qosja, pronari i karburantit të paligjshëm. Madje edhe prishjen e ndërtesës që IMT-ja ka bërë, z. Qosja e cilëson si të gabuar.

INUV: Nuk kemi mjete për ta prishur karburantin
Pas këtij fakti gazetarët iu drejtuan Inspektoratit të Ndërtimit Elbasan për të marrë përgjigje se pse ky institucion nuk ndërhynte për këtë rast.  Kryeinspektori Leli Kaja, tha për Fiks Fare se  është në dijeni për paligjshmërinë e karburantit, pas shumë denoncimeve që ka bërë znj. Peçi. “Ne kemi nxjerrë një urdhër prishje, por për të hequr pajisjet dhe botet nuk kemi mjete dhe specialistë” pohon kryeinspektori. 

Për këtë i kanë kërkuar ndihmë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Në  përgjigjen e marrë nga IKMT-ja pohon se  as ata nuk kanë mjete dhe specialistë për të ndërhyrë, ndaj duhet t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit.

Z.Kaja tregon se i janë drejtuar me një shkresë zyrtare edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe Kalibrimit, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje. “Ka raste që nuk kemi mjete për të prishur edhe ndërtesa të larta dhe shpesh qytetarët mendojnë se nuk duam t’i prishim, por ne jemi në këto kushte” shprehet kryeinspektori./ Top Channel 

Etiketa: elbasanINUV
Pas

Protesta antiqeveritare në Sllovaki kundër korrupsionit

Para

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Para
Rama i bie nga Viena për të gënjyer

Mbajeni mend 19 prillin. Zgjedhjet po bien

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rezultati do të mbetet në historinë e Shqipërisë”, Rama, mesazh socialistëve: Kokën lart, këtu nuk ka humbës, por vetëm fitues

Shefi i ushtrisë izraelite: Do të pushtojmë më shumë territor në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Gjermani, shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

Kurti: Kandidatura e Haxhiut nuk tërhiqet, jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë

Itali/ I proceduar më parë për drogë, 26-vjeçari shqiptar ridënohet për shitje kokaine! Në hotel i gjenden edhe 7 mijë euro cash

Emri/ Arrestimi i 38 personave për komplot në Venezuelë, mes tyre i riu shqiptar, ja roli i tij në bandën kriminale

Greqi/ Të dënuarit i vënë zjarrin Burgut të Korfuzit, mes tyre edhe shqiptarë! Shkak kushtet çnjerëzore dhe torturat(VIDEO)

Gjendet rastësisht pas 37 vitesh statuja e Jim Morrison që u vodh nga varri

Miliarda euro kredi për avionët Rafale, Serbia po armatoset kundër NATO me paratë europiane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.