Ministria e Punëve të Jashtme disa ditë më parë njoftoi hapjen e pikave kufitare me Greqinë për qytetarët shqiptarë por në pikën kufitare të Kakavijës ditën e sotme ka pasur probleme me linjën e autobusëve me targa shqiptare duke bërë që të gjithë pasagjerët shqiptarë të kthehen mbrapsht nga pala greke.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Kufitare ditën e djeshme udhëtarët mund të kalonin kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët me targa shqiptare ndërkohë prej ditësh sipas raportimit të gazetares së Fax News Ervina Cepuni Shehaj autobusët me targa shqiptare nuk janë lejuar të kalojnë kufirin duke i lënë pasagjerët në këmbë për të kryer procedurat në doganë ku radhët shkojnë në disz kilometra dhe më pas për të marrë autobusin përtej kufirit për të shkuar në Janinë dhe më pas për tu larguar drejt destinacioneve të tjera.
“Kompania greke që operon nga Kakavija deri në Janinë ende nuk ka një shpjegim konkret ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë drejtuar për në Greqi rreth 1100 persona të cilët kanë udhëtuar për arsye pune, turistike apo familjare. Në pikën kufitare situata sot është më e qetë krahasuar me ditën e djeshme dhe ndodhen vetëm automjete private sepse ka pasur shumë vonesa duke iu kërkuar dokumentacionin por më pak sportele nga pala greke ndërkohë nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele. Çdo sezon vere situata është e ngjashme me probleme duke qenë se është edhe kuota e personave që udhëtojnë është rritur duke shkuar deri në 1500. Autoritetet zyrtare greke nuk kanë pohuar asgjë kjo edhe nga një presion që mund të ketë shkaktuar linja greke e autobusëve e cila ka operuar deri ditën e djeshme”-raporton gazetarja.
Edhe ambasada shqiptare në Athinë ka kërkuar shpjegime prej autoriteteve greke, por deri tani askush nuk jep një përgjigje të saktë pse nuk mund të kalojnë autobusët shqiptarë në kufi, edhe pse qeveria ka hequr kufizimet me vendin tonë dhe ka hapur kufijtë për turistët shqiptarë.
Kujtojmë se ministria greke e transportit ka vendosur të mbajë të bllokuar edhe linjat detare mes Sarandës dhe Korfuzit, duke falimentuar pothuaj kompanitë shqiptare të trageteve, por edhe duke i dhënë një goditje fatale turizmit të Sarandës, që ka furnizues kryesor të tij pikërisht porte dhe aeroportet e Korfuzit dhe të Prevezës