Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në sfidën mes Skënderbeut dhe Bylisit e cila po kryesohet nga korçarët me rezultatin 1-0 ndërsa goli u shënua përmes një penalltie nga kapiteni Dita.
Në minutën e 68-të të takimit, një situatë delikate në zonën mallakastriote konsiderohet penallti nga arbitri kryesor ndërsa vendimi ka tërbuar Bylisin, me presidentin Kapllanaj që ka ftuar ekipin të dalë nga fusha.
Pas kësaj trajneri Dovedan ka debatuar me Pollozhanin dhe pjesa më e madhe e lojtarëve të Bylisit ka ndjekur urdhrin e Kapllanajt.
Ndërsa e gjitha kjo po ndodhte, vetëm tre lojtarë kanë mbrojtur zonën bashkë me portierin Hidi, duke larguar një gol të sigurt në këto minuta amullie totale.
Takimi ka rifilluar pas disa minutave kur edhe gjakrat ishin ftohur.