Mund të konsiderohet me plot goje”skandal” kushtet në të cilat gjendet tregu i kafshëve të gjalla në Librazhd.
Gazetarja e Fax News në Elbasan, Entela Duka, raporton se kushtet që ofron ky treg prej vitit 90-te janë një fushë e mbushur me dhera dhe inerte buzë lumit, pa sistemim dhe kudo ndotje. Kushtet e vështira që ky treg ofron ka bërë që banorë të zonave përreth dhe tregtarë të ndryshëm të kafshëve të gjalla ta braktisim dhe të tregtojnë ku të mundin , në rrugë, trotuare.
Veç papërgjegjshmërisë të detyruar të qytetarëve ekspertët e sigurisë shprehen se Bashkia Librazhd nuk po merr masa për këtë vend, i cili çdo ditë të shtunë mbipopullohet nga tregtarët dhe kafshët e gjalla.
Me furgonë, kamionë, madje edhe në bagazhe autoveturash, kafshët mbahen për orë të tëra, sa grumbullohen të gjithë fermerët shitës dhe tregtarët.
Ekspertja e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Enida Shena, e cila ishte prezent gjatë monitorimi të këtij tregu, tha se, është detyrë e pushtetit vendor, edhe në bazë të ligjeve në fuqi, që tregjet e kafshëve të gjalla të kenë një tjetër standard. Sipas Shenës, këto kafshë rrezikojnë të përhapin sëmundjet e transmetueshme nga kafsha te njeriu dhe në këto kushte, tregu i Librazhdit, është dhe cënues potencial i sigurisë ushqimore.
Enida Shena, Eksperte e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë Ligji Për Shërbimin Veterinar e saktëson se, veterineri zyrtar, i cili është pjesë e Bashkisë së Librazhdit, për rastin konkret, duhet të jetë në hyrje të tregut, të kontrollojë certifikatat për çdo kafshë që hyn e del dhe të bëjë regjistrimin a po ç’regjistrimin nga sistemi i identifikimit, shërbim që edhe ky mungon.
(M.Q/Faxweb)