Pa ngrohje, mes të ftohtit qëndrojnë edhe fëmijët e sapolindur në maternitetin e Lezhës. Ashtu siç edhe shihet në videon e mëposhtme sistemi ngrohës i spitalit nuk është në funksion.
Rasti i videos së mëposhtme është i gruaje që sapo ka lindur fëmijën e saj dhe për shkak se ka shumë ftohtë është mbuluar me disa batanije në dhomën e materinitetit. Temperaturat janë shumë të ulta në këtë ambient iu është dashur që të vendosin edhe një rezistencë, të cilën e kanë sjellë nga shtëpia pasi nëna dhe fëmija nuk mund të qëndrojnë. Ky denoncim është bërë nga një qytetar te Jeta Osh Qejf.
“Mirmengjes, Ketu jemi ne maternitetin e qytetit te Lezhes, un jam nji prind i nje femije te porsalindur dhe nuk kan me cfar te ngrohen, sot e kam sjell nga shtepia ngrohsen Ju lutem publikojeni sepse un ju thash se do ju dergoj tek jeta osh qef. Dhe bejn sikur nuk jua ndjen dhe thon sa kan then kshu si ti jemi mesuar ne.
Te lutem publikoje.”, shprehet qytetari.
Nuk janë të pakta problemet në spitalet shqiptare, pasi ka edhe mungesë të theksuar medikamentesh. (J.V/Faxweb)