05:43 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal në maternitetin “Koço Gliozheni”, 250 milionë lekë investim por “Bebe në provëz” nuk funksionon

23:08 | 23/01/2017
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal në maternitetin “Koço Gliozheni”, 250 milionë lekë investim por “Bebe në provëz” nuk funksionon

Materniteti “Koço Gliozheni” përfshihet në një tjetër skandal, këtë radhë  për fekondimin “In Vitro”, i cili quhet ndryshe edhe “Bebe në provëz”.

Rreth tre vjet më parë, materniteti njoftoi se kishte përfunduar repartin “In Vitro”, i cili do t’u jepte një shans për t’u bërë me fëmijë çifteve që kishin probleme dhe nuk kishin mundësi financiare për të udhëtuar jashtë vendit për t’iu nënshtruar procedurës në fjalë.

Por sipas emisionit investigativ “Fiks Fare”, kjo procedurë që ka hyrë në Shqipëri që në vitin 2002, ende bëhet vetëm në spitalet dhe klinikat private.

Pavarësisht së në vitin 2012, një organizatë ndërkombëtare e quajtur IPA, ka investuar plot 250 milionë lekë të vjetra për pajisjet e këtij reparti në maternitetin “Koço Glozheni”, mësohet se ato nuk janë vënë asnjëherë në punë.

Mjeku gjinekolog Orion Gliozheni, shpjegon se ky repart është ndërtuar dhe pajisur në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe një Organizatë Ndërkombëtare. Sipas tij, specialistët nuk mungojnë, pavarësisht se ky repart aq I rëndësishëm ende nuk është vënë në punë.

 “Është gjynah që ky repart nuk funksionon”, thotë gjinekologu.

Ndërkohë, gazetarët e Fiksit kanë kontaktuar edhe me drejtorin e ri të spitalit, Arben Rrugia, i cili premton se do t’I japë përparësi kësaj çështjeje.

“Jam informuar për këtë investim dhe e ka bërë pajisjen e repartit një organizatë ndërkombëtare që quhet IPA, është një shërbim shumë i rëndësishëm dhe unë do bëj maksimumin ta vë në punë”, shprehet drejtori i spitalit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: fiks farein vitroinvestigimkoco glozheni
Pas

Alfred Peza rrëfen pengmarrjen e ’97-ës: Si shpëtova nga pushkatimi!

Para

Shtohet numri i të vdekurve nga orteku në Itali, nxirret nga rrënojat trupi i një gruaje

Para
Shtohet numri i të vdekurve nga orteku në Itali, nxirret nga rrënojat trupi i një gruaje

Shtohet numri i të vdekurve nga orteku në Itali, nxirret nga rrënojat trupi i një gruaje

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.