Ish-kyeministri Sali Berisha ka lëshuar sot një tjetër akuzë në adresë të kryetarit të bashksië së Tiranës, Erion Veliajt.
Berisha ka publikuar në video që i ka ardhur nga qytetari dixhital për një ndërtim sipas qytetareve jashtë çdo kriteri dhe thekson se edhe pas ankesave të vazhdueshme, bashkia nuk ka reaguar fare.
Postimi i Berishës
Kur mbush xhepat e Lal Plehut nuk duhet leje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes zoti Berisha. Jemi nje pallat i tere qe jemi ankuar ne bashkine e tiranes per nje ndertim qe per mendimin tone dhe te inxhinjereve specialiste ka abuzime. Jemi ankuar disa here ne bashki por ata e lene kete pune pezull duke mos marre masa administrative. Ndertimi ekzistues ka qene pa dritare sot kane dale me dritare dhe ballkon duke mos iu permbajtur aspak rregullave distances etj eshte nje skandal i vertete ne mes te tiranes. Po ju dergoj video dhe foto. Objekti ndodhet rruga beqir luga. Tek sheshi avni rustemi. Kemi besim tek puna dhe vendosmeria juaj. Ju urojme dite te mbare.”(J.V/Shuplaka)