Në Frankfurt të Gjermanisë është mbajtur panairi vjetor në këtë qytet, në të cilin u ngrit edhe flamuri shqiptar.
Ajo çfarë ka bërë përshtypje është ylli i verdhë komunist me pesë cepa në flamur, cdiçka që ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në një postim në profilin e tij në facebook, Berisha shkruan se: “Edvini po rikthen flamurin e etërve xhelatë”; duke e cilësuar si një moment skandaloz për Shqipërinë.
“Edvini rikthen flamurin e etërve të tij xhelate!
Skandal në panairin e Frankfurtit, ylli komunist valëvitet në flamurin shqiptar. Sb”, shkruan Berisha në profilin e tij.
Për këtë incident nuk ka ende asnjë reagim nga qeveria.