Një skandal është shënuar tri ditë më parë në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku një vajzë 22-vjeçare, e cila mësohet se vazhdon studimet në Tiranë, ka lindur foshnjën 8-muajshe në tualetin e spitalit.
Burime të spitalit janë shprehur se rasti nuk bëhet publik pasi foshnja nuk ka atësi. Mësohet se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Bëhet e ditur se 22-vjeçarja është paraqitur në urgjencën e spitalit pasi ndjente dhimbje.
Burime të spitalit shprehen se mjeku i ka bërë klizmë pas raportimit të dhimbjeve, duke i pohuar se ishte shtatzënë, por ajo nuk e kishte pranuar këtë.
Më pas, ajo ka shkuar e pashoqëruar në tualetin e Urgjencës për të kryer nevojat personale, por aty ka lindur foshnjen. E reja është gjetur e shtrirë përtokë bashkë me foshnjen nga sanitarja e urgjencës në këtë spital rajonal. (XH.A/SHUPLAKA)