Fillimisht u tha se stadium “Loro Boriçi” në Shkodër do të strehonte 20 mijë tifozë, por sipas emisionit investigative “BOOM” ka shumë dyshime nëse kjo vërtet do realizohet.
Projekti madhor kushtoi 12 milionë euro, por në dokumenta paraqitet një “mishmash” i madh.
Bashkia e Shkodrës akoma nuk e ka marrë në dorëzim stadiumin dhe deklaron se nuk zotëron asnjë dokument që ka lidhje me këtë stadium.
pasi siç thotë, nuk disponon asnjë dokument teknik dhe ekonomik dhe ligjor të këtij stadiumi.
Në fillim u përfol se bëhej fjalë për 12 mijë e 500 vende, por kryeministri Edi Rama deklaroi se bëhet fjalë për 20 mijë vende për tifozët.
“Për t’i vënë një datë ndërtimit të stadiumit olimpik të Shkodrës me të gjithë parametrat e UEFA-s, natyrisht më 15 tetor. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi do të ketë vend për të paktën 20 mijë zemra kuqezi.”, ishin fjalët e Ramës gjatë shpalljes së projektit.
Por në projekt rezulton se 17 mijë e 500 është numri i saktë i vendeve, sipas inxhinierit të FSHF-së.
“Kapaciteti i këtij stadiumi sipas asaj që ka bërë projektuesi shkon në 17 mijë e 500 spektatorë. Ky stadium do të kthehet në stadium të kategorisë së katër. Pra në një stadium që mund të luhen edhe ndeshjet e Champions League. Tribuna ekzistuese që ndodhet në këtë stadium do të shkatërrohet bashkë me ato dy anësoret dhe mbi to do të ndërtohet një tribunë që do të këtë një kapacitet 2550 vende.”, tha Arben Dervishi 6 muaj pas deklaratës së kryeministrit.
Megjithatë akoma ekziston një “POR” sepse sekretari i FSHF thotë se bëhet fjalë për 15 mijë e 993 vende.
“Kapaciteti i stadiumit është ky që është tani, me këtë numër që ju e dini 15 mijë e 993 vende dhe nuk ka patur ndonjëherë që do të ketë 20 mijë, 25 mijë apo 13 mijë.”, është shprehur sëfundmi sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku.
Televizioni “Ora Neës” raporton se Bashkia e Shkodrës akoma nuk e ka marrë në zotërim stadiumin për shkak të mungesës së dokumentit teknik dhe ekonomik të kësaj vepre.
Një gazetare e emisionit “BOOM” ka kontaktuar më specialisten e ndjekjes së investimeve në bashkinë Shkodër, Flora Hilaj.
INTERVISTA:
Gazetarja: Pse bashkia e Shkodrës nuk e ka marrë në dorë ende stadiumin “Loro Boriçi”?
Flora Hilaj: Bashkia Shkodër edhe në këto momente që po flasim akoma nuk posedon asnjë lloj dokumentacioni teknik, ekonomik dhe ligjor të objektit rikonstruksion stadiumit “Loro Boriçi”. Në momentin që nga FSHF do të vijë dokumentacioni i duhur ne do marrim masat e duhura për fillimin e kontrollit fizik të objektit.
Gazetarja: Ju keni bërë një marrëveshje me FSHF
Flora Hilaj: Po ka qenë një vendim i këshillit bashkiak
Gazetarja: Aty thuhet se do të ketë 17 mijë vende
Flora Hilaj: Nuk e di sa ka sot
Gazetarja: Leja e ndëretimit të objektit mund të ndryshojë? Këtu është thënë që duhet të shtohen 5112 vende, ndërkohë ka pasur 12 mijë e 500 vende.
Flora Hilaj: Janë shtuar 3 mijë e ca, por duhen parë letrat.
Gazetarja: Kurse FSHF në faqen zyrtare thotë se stadiumi ka 16 mijë vende
Flora Hilaj: Ne nuk e dimë, ka 15 apo 16 mijë vende pa parë letrat.
Gazetarja: Unë mendoj se do i qëndroj kësaj shifre sepse kur lidhet një marrëveshje bashkëpunimi dhe thuhet se ty stadiumi do të të dorëzohet me 17 mijë vende, besoj se do të dorëzohet me 17 mijë vende. 1 mijë vende më pak nuk janë pak.
Flora Hilaj: Jo nuk janë pak, diferenca është goxha, sepse nga 5 mijëshi të mos bëhet në 1 mijë e ca do tëe thotë që i takon ajo pjesë që një ndër impaktet që ka pasur shtimi është realizuar në një përqindje të vogël. (D.D/Shuplaka)