Aktivistja Brizida Gjikondi ka denoncuar së fundi punimet që po bëhen në lumin e Vjosës. Ajo thotë se dikush po ndërton mure betoni brenda shtratit të Vjosës në mënyrë të paligjshme.
Duke sjellë foto nga vendi ku po kryhen ndërtimet shihet qartë edhe mjetet që po përdoren për vendosjen e betonit në mënyrë që ta kthejnë në vend ku mbushet uji.
Po ashtu ajo ka një thirrje për Edi Ramën duke i cituar atij edhe një deklaratë që bënte pak kohë më parë për Vjosën.
Nga burimet e ”Shuplakës”, personi që po ndërton ujëmbledhësin në këtë zonë po grumbullon disa nga burimet më të rëndësishme të Vjosës ç’ka do të sillnin rrjedhimisht edhe shterimin e ujit të Lumit. Asskuh nuk flet për këto pasuri që po shkatërrohen dita-ditës.
Sipas aktivistes biznesmeni Hari Lena i cili ka fabrikën e ujit ”Trebeshina” kërkon të ngrej kullë betoni, dhe pas kësaj një urë mbi Vjosë për ta kaluar nga ana tjetër. Ky do ta mbledhi me kullë betoni për ta çuar ne kupolën e fabrikës e ta kaloj me urë.
STATUSI I AKTIVISTES GJIKONDI:
Keto foto tragjike tregojne se cfare po ndodh, sot, tani, me lumin historik te Vjoses. Dikush nje vip barbar i pangopur i epokes tone nuk po ngre hidrocentral..jo jo, ajo eshte histori tragjike me vete, po betonizon PA LEJE duke ngritur mure betoni brenda ne shtrat te Vjoses per te shfrytezuar burimet ujore te Vjoses PA LEJE per te mbushur dhe shitur bidonat e ujit.
Nuk ka leje me shkrim por ndoshta me goje e ka.
Ne gryken historike te Kelcyres, ne pjesen me te bukur te lugines se Vjoses nje BARBAR po muros shpelllat e Vjoses dhe burimet e saj.
Zoti Rama, di gje zotrote… apo perhere ti luan me driblime..
Ti ke thene me ze e figure qe..
Edi Rama “Ne jemi duke punuar për një projekt për Parkun Kombëtar të Vjosës. Që do të thotë që Vjosa e cila konsideroht si pasuri e veçantë natyrore të ruhet dhe të jetë një burim i ri rritjeje
Në turizëm. Që do të thotë në Vjosë nuk do lejojmë atë që ka ndodhur në lumenjtë e tjerë dhe shohim si burim të madh të rritjes së qëndrueshme ekonomike përmes turizimit”
TURP ZOTI RAMA TURP. SHUME TURP PER TY DHE HESHTJEN TENDE KRIMINALE.
(E.K/SHUPLAKA)