Një video me përmbajtje skandaloze është denoncuar nga një qytetare. Skandali qëndron në fakttin se si një punonjës i zyrës së Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, i drejtohet një qytetareje ne moshë.
“Fol mirë me mua, unë jam ai që s’ta mbush mendjen, të çan b*** dërr dërr dërr, si s’të vjen zor, ik e dreq, më tregon çunin mua, më plasi t*** mua kë ke çun …”, janë disa nga fjalët që punonjësi i thotë zonjës në fjalë.
Ja denoncimi i plotë:
“Pershendetje. Jam nje qytetare qe sot paradite doja te merrja nje sherbim ne zyrat e sig. shoqerore te Tiranes. Por u perballem me nje sjellje skandaloze te nje punonjesi sherbime te kesaj zyre. Kjo eshte vetem nje pjese e asaj ngjarjeje sa pata mundesi te filmoj. Por ju siguroj qe fjalori i perdorur perpara ishte edhe me banal. Na quante zhaba e zhapinj, ju liroj nenat etj. Eshte vertete e trishte, sepse ne s’kerkojme te bejne asgje me shume sesa paguhen nga ne, per te bere. Por kjo eshte e turpshme. Te trajtohesh si lecke, nga dikush qe merr rrogen prej teje. E turpshme! Po ju nis videon”, shkruan zonja në denoncimin e saj.
Ndërkohë që gjuha e përdorur nga i riu nuk është aspak etike.
Më poshtë pamjet e videos së publikuar: