Një breshkë prej 70 kg prej ditësh dekonpozohet në shëtitoren Taulantia në qytetin e Durrësit
Ka pesë ditë që një breshkë deti e pajetë po dekompozohet pranë shtëitores Taulantia duke përhapur edhe shqetësim tek shumë banorë të Durrësit që shëtisin aty pranë.
E çuditshme si kjo kafshë deti nuk është terhequr për tu groposur në një vend të caktuar nga punonjësit e ndërrmarrjes komunale të qytetit duke e lënë aty të dekompozohet në natyrë.
Prej kaq ditësh breshka rreth 70 kg po dekompozohet duke u bërë shkak për përhapje infeksionesh në një prej zonave në të frekuentuara nga të gjithë qytetarët e Durrësit. Pak metra larg gjenden lodrat e fëmijëve të cilët çdo pasdite argëtohen aty.
E gjithë kjo zonë e shëtitores bregdetare është tejet e ndotur. Ndërkohë që përpos problemit të dekompozimit të breshkës në natyrë tonelata me leshterikë kanë pushtuar këtë zonë.