Jo më larg se dje kryeministri Rama kishte mbledhur artistët për tu prezantuar projektin e ri të Teatrit Kombëtar qa sipas tij do të plotësojë të gjithë standartet europina dhe artistët nuk kishin pse shqetësoheshin se pse po shembej një gërmadhë, siç e quajti ai godinën ekzistuese të Teatrit Kombëtar.
Por duket se edhe në projekte të tilla kaq serioze nuk bëhen konkurse, por zgjidhet paturpësisht një rrugë e shkurtër, siç është ajo e kopjimit të projektit. Bëhet fjalë për një vepër në Korenë e Jugut e dizajnuar në 2011-ën.
Ka qenë arkitekja Ira Miroshnikova e studios ukrainase “Forma Architects”, që ka bërë projektin e parë, e cila ka reaguar pas prezantimit të djeshëm të projektit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ajo ka publikuar fotot krahasuese mes dy projekteve dhe shkruan me ironi se nuk beson që ngjashmëria tepër e madhe me projektin e prezantuar dje për Teatrin e ri në Tiranë të jetë vetëm rastësi.
“Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo teksa poston edhe fotot krahasuese mes dy projekteve që qartësisht duken shumë të ngjashme.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post