20:47 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal/ Rama tallet me nënën e djalit me aftësi të kufizuara: Si i bëre fëmijët një nga një, apo dy nga dy (Video)

12:04 | 09/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal/ Rama tallet me nënën e djalit me aftësi të kufizuara: Si i bëre fëmijët një nga një, apo dy nga dy (Video)

Të jetosh me një fëmijë  me aftësi të kufizuar dhe aq më keq të dergjur në shtrat prej mëse 20 vitesh, është dramë për çdo familje.

Në Këlcyrë, familja Hoxha tejet e varfër, nëmos më e varfëra më këtë qytet, jeton në kushte tërësisht të pafavorshme për t’u kujdesur për djalin që qëndron shtrirë prej vitit 1995.

Ky është Jetmir Hoxha, një djalë shëndetligë që fati e donte që ai të vinte në jetë normal dhe më pas të përjetonte encefalit që i shkaktoi paralizim të përhershëm.

Shkak mund të ketë qenë temperatura e lartë apo dhe faktorë të tjerë. Prindërit Dashnor dhe Entela Hoxha, i qëndrojnë tek koka përditë dhe vajtojnë vecse fatin e keq që i ka “mbirë” në prag, por edhe indiferencën që tregon pushteti vendor në Këlcyrë.

Dashnor Hoxha, i ati i djalit të paralizuar, e nxjerr përditë me karrocë dhe e shëtit për të marrë ajër të pastër. Vec djalit të sëmurë, Entela dhe Dashnori, kanë edhe një djalë tjetër të saktë por që nuk ka punë për të. Të katërt zgjohen dhe erren me cfarë t’u dalë përpara, herë ushqehen dhe herë e bëjnë “pushim”.

Angazhimi që kërkon djali tek koka, nuk i lë ata të jenë disponibël për punë. Ato 20 mijë lek të rinj që merr pension invaliditeti djali i tyre në muaj, shpenzohen për ilace dhe pajisje sanitare (bebelino, letra të lagura etj).

Takimi me Ramën:

Zonja e familjes Entela Hoxha tregon dhe takimin që ka pasur me kryeministrin Edi Rama për këtë problem në muajin Qershor të këtij viti, të cilin e cilëson më të keqin e këtyre 27 viteve. Me lot në sy Entela tregon se gjatë takimit në fushatë në Gjirokastër Rama e ka pyetur sesi i kishte bërë fëmijët “një nga një, apo dy nga dy”, ndërsa ka shtuar më tej se mos ti bënte fare në rast se nuk i mbante dot.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: kelcyre ramanena e djalit me aftesi te kufizuara
Pas

“Jemi kthyer në kohën e gjilpërës, dua të thyej tv-në”, revoltohet fermeri: Të mbjell hashash më kapin, me kokainë s’të gjen gjë!

Para

Studentë e pedagogë para Gjykatës, shtyhet vendimi për Kopshtin Botanik

Para
Studentë e pedagogë para Gjykatës, shtyhet vendimi për Kopshtin Botanik

Studentë e pedagogë para Gjykatës, shtyhet vendimi për Kopshtin Botanik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.