Gazeta serbe Kurrir po boton prej dy ditësh detaje nga një skandal seksual që pretendohet se ka përfshirë krerët më të lartë të politikës së Kosovës.
Një ditë më parë, ‘Kurir’, paralajmëroi se do të publikonte me foto që bashkëshortja e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin.
Gazeta ka publikuar më pas një tjetër shkrim, ku zbulon shkakun e tradhtisë së pretenduar të bashkëshortes së Presidentit Thaçi me Kadri Veselin.
Në artikull thuhet se ka qenë Presidenti Thaçi, që e ka tradhuar prej kohësh bashkëshorten e tij me ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Qitaku, ku dy vitet e fundit thuajse dilte hapur me të.
Kjo ka shtyrë bashkëshorten e Kreut të Shtetit kosovar ta tradhtonte atë me kreun e Kuvendit, sipas artikullit.
Ende nuk ka reagime për këto publikime por ato kanë shkaktuar shumë ilaritet në opinionin publik kosovar.