08:39 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal/Abuzime me abonetë e studentit, përfitojnë edhe 50-vjeçarët (VIDEO)

22:12 | 24/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal/Abuzime me abonetë e studentit, përfitojnë edhe 50-vjeçarët (VIDEO)

Kemi dëgjuar edhe më parë se abonetë e studentëve mungojnë në treg ose shiten në sasi të pakëta, por tashmë emisioni “Stop” në Tv Klan e ka bërë fakt të kryer.

Studentët zgjohen që në orën pesë të mëngjesit për të zënë radhën, në mënyrë që të sigurojnë një abone studenti e cila për këtë kategori  shitet për 600 lekë.

Emisionit investigativ raportoi përmes kamerës së fshehtë, të gjithë katrahurën që bëhet në drejtorinë e Qytetit Studenti, ku shpërndahen abonetë.

Studentët ankohen se me abonetë abuzohet pasi ato shiten nën dorë, madje sipas tyre edhe të moshuar kanë përfituar nga shitja e tyre.

Studentët – Imagjinoje herës tjetër, vetëm kjo pjesë ka pas qenë brenda.

Studentët – Ou?!

Studentët – Po për Zotin. Për mbi 60 veta. Po J…(student), nuk merr abone?

Studentët – Se di, J… e merr kështu, rrugës.

Studentët – Rrugës?!Uaaa!

Studentët – Edhe sa i marrin rrugës?

Studentët – 600 mijë lekë. Jo mo, 600 mijë lekë e kishte marrë.

Studentët – Seriozisht?!

Studentët – Po, ku e kishte gjetur?

Studentët – Di unë.

Studentët – Ka qenë një djalë në fakt përballë Santës (lokal në qytet studenti), që ka shpërndarë abone studenti, por nuk e pyeta, sesa është.

Studentët – Se teprojnë këtu, ndonjë… edhe i shpërndajnë ata.

Studentët – Çfarë bëhet kështu për Zotin?

Studentët – Ne vijmë që në 5 (të mëngjesit) këtu.

Studentët  – Unë hera e parë që vij, që në 5 (të mëngjesit) këtu. Thashë ta shof çfarë bëhet. Shife çfarë bëhet. A dëgjon çfarë bëhet, moj?

Studentët – Në orën 7 e 30 (të mëngjesit) do hapet.

Studentët – Domethënë nuk është hapur?

Studentët – Jo. Uaaa!

Studentët – Domethënë ju do prisni dy orë këtu?

Studentët – Se kuptoj njëherë, pse i bëjnë kështu me numër fiks, o burrë? Shife, sesa regjistrohen pastaj. Se abonetë vijnë më mbrapa, tani thjesht bëhen regjistrimet.

Studentët – Këtu ka plot abone, por i marrin për vete.

Studentët – Muajin, që kaloi me abone studenti ajo 50 vjeçe.

Studentët – Ku i gjejnë?

Studentët – Ku i gjejnë?! Normal, që ia u japin me drejtoreshë, me ça janë.

Studentët – Ato marrin përpara, pastaj marrim ne.

Vendi ku paguhen lekët e aboneve

Punonjësja – Do merrni abone të gjithë. Mos më hajdeni kështu, se e lashë! Dil zemër kështu, dil (i thotë studentes të dalë anash) dil, se sado të rrish këtu. Dilni kështu me rradhë të gjithë. Mos shtyni! Kush është këtu do marri, asnjë tjetër. Më fal, nuk dëgjon, që unë them shtyhu ti më vjen kështu nga mbrapa. Për çfarë vjen nga mbrapa?

Studentja – Tani u mërzitem, që në 5 ( të mëngjesit)! Ç’a të bëjmë?

Punonjësja – Po, pse vjen që në 5, moj zemër?

Studentja – Vij që në 5 të marr abone, se po shiten abonetë tona, jashtë.

Punonjësja – Jo, absolutisht!

Studentja – Po shiten pra, se kam blerë unë.

Punonjësja – Zemër, orari i punës është ora 8 (e mëngjesit) mos bëjmë debat kot. Ne vijmë në 7 (të mëngjesit ) për ju. Nuk ke pse të vish që në 5 (të mëngjesit).

Studentja – Abonetë tona nga dalin, që shiten jashtë?

Punonjësja – Shko pyet ato tek bashkia nga dalin, se nuk dalin këto, që vijnë këtu. Se ne një numër kemi. 500- 600 (copë) jau japim juve.

Studentja – Ne, gjithë studentët kemi të drejta të barabarta. Rrimë e shtyhemi këtu! Tani, duhet të bëhet problem, se s’kemi çfarë bëjmë.

Punonjësja – Shko mi zemër, bëje ti në bashki, çfarë të them unë?

Punonjësja – Kush shënon emrin, vazhdon del. Lironi rradhën gocave të tjera.

Punonjësja – Mos sillni foto për shokët dhe shoqet, se s’kanë për t’i marrë, do digjeni. Do t’ia u sjellin tek godina.Vetëm kush është në godinë edhe kush është këtu.

Studentja – Kur do t’i marrim abonetë?

Recepsionistja – Në datën 1, 30. Nëpër godina, jo këtu.”

Abonetë që blihen në rrugë

Qytetarja – Si je?

Qytetarja – Jam studente dhe dua një abone studenti, se nuk kam mundur ta marr atje (në qytet studenti). Po, sa copë ke ti?

Fatorinoja – Për momentin më duket se kam 5-6 copë.

Qytetarja – 6 copë. Unë do e marr një sot për vete. Por m’i gjen dot ja 7 copë

apo s’ke?

Fatorinoja – Atëherë, një do e marrësh ti?

Qytetarja – Po.

Fatorinoja – Edhe 6 më ngelin mua.

Qytetarja – Po.

Fatorinoja – Ok! 7 copë nesër.

Qytetarja – Po, nesër.

Fatorinoja – Po. Nesër paradite, se pasdite nuk e di.

Qytetarja – Po, për muajin tjetër, si i bëhet? Sa mund të më (gjesh)?

Qytetarja – Kjo është e imja?

Fatorinoja – Kjo është e jotja.

Qytetarja – Po.

Fatorinoja – Për muajin tjetër nuk e di goca, a na japin, a s’na japin. Nuk e di goca. Tani edhe një herë, se edhe këtë muaj  m’i kanë dhënë copa-copa. Njëherë 6, njëherë 7, njëherë 10, kështu që, s’mund të them unë, do t’i gjej, aq sa kërkon ti apo jo?

Qytetarja – Sa është kjo? 8 (mijë lekë të vjetra)?

Fatorinoja – 8 (mijë lekë të vjetra).

Qytetarja – Po, çfarë do thoja unë… Ku i merrni ju, këto (abonetë)? Se ne, ngelëm s’po marrim dot abone. S’po gjejmë dot, ne studentët.

Fatorinoja – Goce, nuk e di unë, çfarë të them.

Qytetarja – Ja u japin, këta të linjave? Ja u japin shoferët apo përgjegjësit?

Fatorinoja – Përgjegjësit.

Qytetarja – E marr vesh.

Fatorinoja – Goce, nuk të garantoj dot gjë, se unë punëtor jam. Nëqoftëse m’i japin, unë shes, nëqoftëse s’mi japin, s’i shes dot.

Qytetarja – E kuptoj! Faleminderit!” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: abone studentiabuzimtirane
Pas

Noizy “grushta” me Ermal Mamaqin, midis tyre edhe Rashel

Para

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel (FOTO)

Para
Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel (FOTO)

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Temperatura ekstreme, deri në 46 gradë celcius/ BE përballet me pasojat e krizës klimatike, zyrtarja e KE: Politikat “frikacake” pengojnë përballjen me emergjencën

Rritje e rasteve me Covid-19 në Evropë/ Varianti “Nimbus” më agresivi, shqetësim vaksinimi i ulët

Nuk po arrijnë të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit, 52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n

Të hënën takimi me Netanyahun, Trump: Jam i vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Mbyllet zyrtarisht “USAID”, mbi 14 milionë persona mund të vdesin nga mungesa e ndihmave

Paralajmëron Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë puna e radhës

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin që tentoi ta grabiste! Policia dyshon në 3 persona sipas pistës së hetimit

Putin me Macron: Konflikti ukrainas pasojë e politikave të vendeve perëndimore

E rëndë në Greqi, 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë, ndërron jetë në spital

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.