Mes shumë yjeve që kanë denoncuar ngacmimet seksuale që i janë bërë atyre nga të “pushtetshmit” e Hollywood, është edhe fituesja e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence.
27-vjeçarja ka rrëfyer në një intervistë për revistën “Hollywood Reporter” se është kërcënuar për shkak të mos përmbushjes së ofertës së bërë nga një regjisor.
“Për këtë jam ndëshkuar dhe kam pasur frikë se nuk do më merrte më askush në telefon për të më ofruar një rol. Vura në rrezik punën dhe karrierën time”, ka thënë aktorja. Revista i ka kushtuar faqen e parë të kopertinës divave që kanë refuzuar të pranojnë kompromisin dhe për këtë shkak janë etiketuar si “të vështira”.
“Mendoj se shumë njerëz nuk trembën më nga frika se mos humbin vendin e punës. Duhet të gjejmë forcën e të themi: Kjo është e gabuar”, ka thënë aktorja.
Sipas Lawrence kjo gjë nuk ndodh vetëm në botën e spektaklit. “Abuzime të njëjta seksuale në çdo cep të botës, por për fat të mirë tani kemi filluar të flasim”, u shpreh ajo.
(J.SH/FAXWEB)