19:46 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandalet seksuale/ Shahini: Leksionet feministe duhet të bëhen pjesë e programit mësimor të shkollave, mediat abuzuan me…

18:37 | 28/02/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandalet seksuale/ Shahini: Leksionet feministe duhet të bëhen pjesë e programit mësimor të shkollave, mediat abuzuan me…

Në ditën e parë të Kongresit Zgjedhor të Partisë Socialiste, me fokus barazinë gjinore dhe promovimin e rolit të gruas, Ministrja Besa Shahini mbajti një fjalë përshëndetëse ku u ndal tek roli i pazëvendësueshëm që gratë përfaqësojnë në sektorin që ajo drejton, si dhe rëndësinë e patjetërsueshme për një arsimim feminist.

“Unë sot udhëheq një sektor të madh që ka të punësuar mbi 33 mijë persona, gati 80% e të cilëve janë gra”, u shpreh Shahini, duke nënvizuar faktin se të gjitha këto gra kanë një gjë të përbashkët: përveç punës me pagesë, bëjnë edhe shumë orë pune pa pagesë në shtëpi”.

Ministrja Shahini citoi disa statistika të një raporti të fundit të publikuar nga UN Women ku gratë bëjnë 2.6 herë më shumë punë të papaguara se burrat apo për çdo 3 orë punë të papaguara që bëjnë burrat, gratë bëjnë 8.

Ajo cilësoi faktin se me ardhjen e Partisë Socialiste (PS) në pushtet janë bërë hapa të jashtëzakonshëm në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të tyre:

“PS ka siguruar që vendi i punës së grave të mos rrezikohet sa herë ndryshon pushteti. Këtë e ka bërë Partia Demokratike, e cila ndër vite e ka gjunjëzuar sistemin arsimor. Kjo nuk ndodh më! Portali “Mësues për Shqipërinë” rankon mësuesit sipas rezultateve dhe punëson më të mirët. Portali sot është ligj dhe do të jetë shumë e vështirë të ndryshohet nga partitë nepotiste që mund të vijnë në pushtet një ditë”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera Ministrja Shahini u shpreh se “gratë sot në Shqipëri pas lindjes, mund të përfshihen më shpejt në tregun e punës së sa kudo në rajon. Kjo, për shkak se sistemi i arsimit parashkollor ka pranuar mbi 80% të fëmijëve të moshave 3-6 vjeç. Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe një arritje për të cilën duhet të krenohemi dhe të punojmë për ta çuar në 100%”.

Gjithsesi, gjatë fjalë së saj, Ministrja Shahini u shpreh se “duhet të pranojmë se ky sistem arsimor nuk është ende emancipues”. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të kulturës patriarkale që mbizotëron në Shqipëri, e cila nuk është toksike vetëm për vajzat, por edhe për djemtë.

“Kjo kulturë përforcohet edhe nga media patriarkale që kryesisht e portretizon gruan dhe vajzën si një ornament – një objekt zbukurimi. Në vend që t’i trajtojnë me ndjeshmëri, i nxjerrin në emisione, ku gra të reja dhe të zhveshura vallëzojnë para burrave gazetarë, të cilët spekulojnë me javë për detajet e abuzimeve, vetëm e vetëm për të tërhequr shikueshmëri. Dhe s’janë as të vetëdijshëm për hipokrizinë e tyre kur gjoja brengosen për ngacmime seksuale, ndërsa objektifikojnë, e ndoshta edhe ngacmojnë, trupat e grave të reja të cilat i detyrojnë të vallezojnë në emision”, tha ministrja ndërsa u ndal tek nevoja për të shpalosur politikën për një arsimim feminist i cili është shumë i domosdoshëm:

“Na duhet një sistem arsimor që përmes edukimit arsimor të vajzave e djemve, të luftojmë patriarkalizmin që i ka vendosur lakun në fyt si vajzave, ashtu edhe djemve. Leximet feministe do të jenë të detyrueshme në shkollën e mesme. Psikologët dhe punonjësit social do të trajnohen nga studiues të çështjeve gjinore për gjuhën që duhet përdorur kur adoleshentët adresojnë çështjet gjinore, pasiguritë për dukjen e tyre, ngacmimin seksual, si dhe pushtetin e burrave mbi gratë dhe të pafuqishmit”, dhe shtoi se perderisa mediave s’ka cfarë tu bëjë, ajo ka për detyrë të edukojë një brez feminist që do të ketë mundësinë të bëjë dallimin mes mediave maskiliste/mizogjene dhe atyre që promovojnë zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë shqiptare të këtij shekulli.

“Duhet të punojmë për gratë e papërfaqësuara, t’ua arsimojmë vajzat dhe t’ua edukojmë djemtë me frymën e barazisë gjinore. Edukimi feminist nuk është edukim kundër burrave. Është edukim për të gjithë dhe kundër mendësisë patriarkale që shtyp gruan dhe të pafuqishmin”, përfundoi fjalën e saj Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini.

Etiketa: Besa shahiniskandalet seksuale
Pas

Video/ Flaka gjigande shpërthen pranë një stacioni treni, evakuohen banorët

Para

‘Ultras Guerrils’ braktisin stadiumin, nuk i lënë të futen pa karta identiteti

Para
‘Ultras Guerrils’ braktisin stadiumin, nuk i lënë të futen pa karta identiteti

'Ultras Guerrils' braktisin stadiumin, nuk i lënë të futen pa karta identiteti

Discussion about this post

 



Të Fundit

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

“Ilaçi më i mirë është paqja”, OBSH dënon sulmet ndaj institucioneve shëndetësore

Irani rrit tensionet: Ndërhyrja e një pale të tretë s’do tolerohet, reagimi do të jetë i menjëhershëm

Turki Al-Jasser, gazetari që parashikoi vdekjen e vet, ekzekutohet nga regjimi saudit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit pas sulmit: Khamenei nuk mund të lejohet të jetojë më

Kapet me 8 kg heroinë dhe 250 mijë paund: Gjykata britanike lejon qëndrimin e trafikantit shqiptar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.